5 Prill, 2022 - 9:30 pm
Fjalorët dhe gramatikat vlerësohen si vepra të vështira dhe, pikërisht për atë arsye, i krahasojnë me ndërtimin e veprave arkitektonike. Gjuhëtari i njohur Gjovalin Shkurtaj në ditën e lindjes prezanton edhe fjalorin dedikuar vendlindjes Malësisë së Madhe. Një punë 50 vjeçare e cila u përmbyll përgjatë pandemisë.
Fjalori ka mbi 10 mijë fjalë. E veçanta e kësaj zone sipas Shkurtajt qëndron tek fjalët e bukura dhe të shumta.
Në këtë fjalor janë përfshirë edhe mbi 700 fjalë që ka përdorur në veprën e tij At Gjergj Fishta. Shkurtaj thotë se edhe shumë gjuhëtar të huaj kanë kërkuar veçantit e shqipes në këtë krahinë.
Ndërkohë që fjalët e këtij fjalori do të përfshihen edhe në fjalorin e madh të gjuhës shqipe i cili pritet të përfundoi në 2023.
Këtë fjalor leksikor dhe frazeologjik Gjovalin Shkurtaj e ka ideuar e nisur ta hartoj qysh në fillesat e punës si dialektolog në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, e pikërisht në janar të vitit 1969. E tashmë sheh dritën e botimit nga Akademia e Shkencave./ABCNews/ KultPlus.com