19 Shkurt, 2024 - 11:20 pm
Botuesja Arlinda Dudaj në emisionin “Përballje” në Report TV ngriti shqetësimin se rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët lidhur me mësimin e gjuhës shqipe. Dudaj vë theksin tek edukimi dhe kulturimi që në fëmijëri edhe nga prindërit, të cilëve Dudaj iu bën thirrje t’iu lexojnë fëmijëve përralla në gjuhën shqipe. Sipas saj, fëmijët shpesh dëgjojnë përmes TikTokut apo rrjeteve të tjera sociale fjalë anglisht, të cilat nuk i kuptojnë dhe më të thjeshtë kanë artikulimin e fjalëve anglisht sesa shqip.
“Mendoj që një nga konkluzione që arritëm është pikërisht që duhet punuar jo të arrihet në universitet sepse zgjedhin edhe degë të ndryshme për arsye personale. Edukimi dhe kulturimi që në vitet e para të jetës, nis që nga prinid që i lexon përralla dhe tek kujdesi që duhet bërë shumë se çfarë fëmijët mbajnë nëpër duar. Diçka që ka dëmtuar janë edhe rrjetet sociale. Nuk kam asgjë me anglishten, por nuk arrij t’i kuptoj fëmijët që iu, mësohet anglishtja. Përdorin fraza të gatshme edhe në anglisht e flasin në mënyrë mekanike siç e shikojnë në TikTok. Edukimi që në fazat e para të rritjes edhe shkolla për të pasur mundësinë edhe për tekstet”, tha Dudaj. /Shqiptarja.com/ KultPlus.com