“Gjysmën e natës e kalova me këngën “Dal-ngadalë po vjen behari”

11 Dhjetor, 2020 - 8:40 pm

Fragment nga “Dashuria kuantike e filanit” e Adem Demaçit

Gjysmën e natës e kalova me ecejake, por jo tash duke kënduar këngën e mjerë “Moj hapsane”, por këngën “Dal- ngadalë po vjen behari”… Kur lodhesha sa nuk më mbanin dot këmbët, shtrihesha mbi dërrasat e trapazanit dhe bëja gjumë derisa më zgjonin dridhmat e pakontrolluara të zemrës e të trupit nga të ftohtët… Natën e kalova, copa-copa, një rend ecejake, një rend kllapa mbi trapazan, një rend dridhma të shfrenuara nga të ftohtët. Kështu, deri në mëngjes…  / KultPlus.com



Të ngjajshme