25 Maj, 2023 - 4:00 pm
Romani “Time Shelter” i shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov është fituesi i çmimit ndërkombëtar “Booker” për vitin 2023.
Fituesi u shpall nga kryetarja e jurisë, novelistja franceze-marokene Leila Slimani gjatë një ceremonie në Londër.
Gospodinov e ndan çmimin me përkthyesen e romanit, Angela Rodel.
“Time Shelter” është romani i parë që fiton çmimin, i botuar fillimisht në bullgarisht, dhe gjithashtu libri i parë bullgar i nominuar.
Çmimi, i cili ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyeses, jepet çdo vit për një roman ose përmbledhje tregimesh në çdo gjuhë që është përkthyer në anglisht dhe botuar në BM ose Irlandë.
“Time Shelter”, paraqet një ‘klinikë për të kaluarën’, duke ofruar një trajtim premtues për të sëmurët nga Alzheimer, ku çdo kat riprodhon një dekadë në detaje të vogla, duke i kthyer pacientët pas në kohë.
Por, shumë shpejt e kaluara fillon të pushtojë të tashmen./ atsh / KultPlus.com