3 Gusht, 2021 - 10:33 am
Poezi nga Xhevdet Bajraj
Me gjurmët e puthjeve në trup
lakuriq ike në gjumë
Yjet në qiell
morën formën e dritares sonë
e admirojnë bukurinë
Ndez cigaren të puth në ballë
sonte s´do të fle
do ta pres mëngjesin
e di ti
lindja e diellit më së bukuri pasqyrohet në ty. / KultPlus.com