18 Janar, 2022 - 10:45 am
Shkruan: Gabriel Garcia Marquez
Përshtati në shqip: Arjola Zadrima
Sa burra kam ndigju tuj thanë se duen një gru inteligjente në jetën e tyne!..Unë i kisha këshillu me u mendu mirë..Gratë inteligjente marrin vendime vetë , kanë dëshirat e tyne dhe vendosin kufij.
Ti nuk do t’jesh kurrë qendra e jetës së saj sepse ajo sillet rreth vetes. Një gru inteligjente nuk ja lejon vedit me u manipolu, as me u shantazhu, ajo merr përgjegjësi.
Gratë inteligjente diskutojnë , analizojnë ,grinden,nuk knaqen lehtë, ecin përpara.Këto gra kanë pasë një jetë para teje dhe e dinë mirë që do të vazhdojnë t’kenë një jetë edhe kur të jesh largu ti.Ajo të paralajmëron nuk kërkon leje. Këto gra nuk kërkojnë në çift një udhëheqës për me i shku mbas, as një babë që ja zgjidhë jetën, as edhe një djalë për me i shpëtu. Ato nuk duen as me të ndjekë as me kapë kënd për hunde. Duen me ecë pranë teje.Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë asht një e drejtë që u përket ,as luks e as privilegj.
Ato shprehin zemërimin, trishtimin, gëzimin e frikën në të njëjtën mënyrë, sepse e dinë që frika nuk i debulon, ashtu siç e dinë që zemërimi nuk i ban “mashkullore”. Këto dy emocione dhe të gjitha të tjerat bashkë e bajnë njerëzore dhe pikë. Një gru inteligjente asht e lirë sepse ka luftu fort për lirinë e saj. Por nuk asht viktimë asht e mbijetume.Mos u mundo me e lidhë në zinxhirë, sepse ajo din si me shpëtu.
Grueja inteligjente e din mirë se bukuria e saj nuk qëndron as në pamjen e saj as në trup. Mendohu dy herë para se me e gjyku për moshën, gjatësinë apo sjelljen seksuale, sepse kjo asht dhunë emocionale dhe ajo e din këtë gja.
Kështu pra , para se me thanë që dëshironi një gru inteligjente në jetën tuj pyetni vedin nëse je për nji mend i gatshëm me hy në të sajën. /KultPlus.com