22 Prill, 2022 - 2:46 pm
UNESCO tash e 22 vite ndan çdo vit çmimin “Kryeqyteti botëror i librit”, për qytetet të cilat shënojnë suksese të ndryshme në fushën e artit e të kulturës dhe të leximit në përgjithësi.
Këtë vit u zgjodh një qytet në pjesën perëndimore të Meksikës (Guadalajara), qytet ky i cili që nga viti 2017 solli për komunitetin vendas një numër të madh aktivitetesh me qëllim heqjen e vëmendjes nga dhuna dhe fokusimin tek kultura e leximit.
Në qytet organizuan hapësira publike për lexim dhe aktivitete tjera, punëtori për shkrim, poezi rruge, punëtori për fëmijë etj. Përderisa kishte mbështetjen e UNESCO-së qyteti përkrahi talentet e rinj të cilët kishin prirje të ndryshme artistike në forma të ndryshme. Ideja kryesore u bë themelimi i shtëpive të reja botuese, e po ashtu bashkëpunimi me autorë më në zë në Amerikën Latine duke realizuar projekte artistike në Kullën Babel.
Qytetet që fituan këtë titull më herët ishin Aleksandria, New Delhi, Turini, Buenos Aires, Athina, Lublana etj. / Express / KultPlus.com