4 Shkurt, 2019 - 2:00 pm
“Jeta kërkon të pranosh sfidën e panjohur përkundër të gjitha frikave, është guxim. Frikat janë aty, por në qoftë se ju vazhdoni t’i pranoni sfidat vazhdimisht, gradualisht ato frika zhduken.
Përvoja e gëzimit që sjell e panjohura, ekstaza e madhe që fillon të ndodh me të panjohurën, ju bën mjaft të fortë, ju jep një integritet të caktuar, e bën inteligjencën tuaj të mprehtë.
Për herë të parë ju filloni të ndieni se jeta nuk është vetëm një mërzitje, por një aventurë. Pastaj ngadalë zhduket frika, atëherë ju jeni gjithmonë duke kërkuar dhe kërkoni për një aventurë.
Guxim është të rrezikosh të diturën për të paditurën, të njohurën për të panjohurën, për ndonjë destinacion të pacaktuar. Njeriu kurrë nuk e di se a do të jetë në gjendje për ta bërë atë apo jo. Është lojë fati, por vetëm lojtarët e fatit e dinë se çfarë është jeta.
Jepni jetë gjërave të cilat janë të bukura. Mos jepni jetë për gjëra të shëmtuara. Ju nuk keni shumë kohë, shumë energji për të humbur. Me një jetë të tillë të shkurtër, me një burim të tillë të vogël të energjisë, është thjesht një budallallëk për ta humbur atë në trishtim, në zemërim, në urrejtje, në xhelozi.
Përdoreni atë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t’ju ngris lartë. Dhe sa më lartë që të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju.
Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot.
Kjo është në duart tuaja.”
– Osho