7 Nëntor, 2019 - 6:00 pm
Publicisti Halil Rama, të dielën do të promovojë librin e ri ”Skënder Cala-Mjeshtër i Madh”. Përmes një postimi në facebook, shoqata ”Bashkësia dibrane”, thekson se në këtë promovim që mbahen edhe në 8–vjetorin e lindjes së artistit të madh dibran, thuhet se: ”Dokumentari ku flasin artistët: Robert Ndrenika, Arif Vladi, Guljem Radoja, Edmond Zhulali, Zef Çoba mbyllet me ceremoninë e dekorimit të z.Cala me titullin “Mjeshtër i madh”. Aktiviteti moderohet nga Prof.dr.Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit. Jeni i ftuar të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj”.
Postimi i plotë
Ditën e diel, 10 nëntor 2019, ora 11.00 ju ftojmë në sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar, në promovimin e librit “Skënder Cala”-”Mjeshtër i madh”, në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare”(dhe të dokumentarit me të njëjtin titull), të autorit Halil Rama, me rastin e 80 vjetorit të lindjes të këtij artisti të madh dibran.
Regjisor, këngëtar, aktor (që ka interpretuar përkrah të mëdhenjve Sandër Prosi, Marie Logoreci, Stavri Shkurti, Rajmonda Bulku, etj) në filmat “Skënderbeu”, “Çeta e Vogël”, “Bardhësi”, “Përballimi”, “Kërcënimi”, etj që ka themeluar Teatrin Profesionist të Peshkopisë ku ka vënë me sukses dhjetra premiera si regjisor dhe aktor.
Dokumentari ku flasin artistët: Robert Ndrenika, Arif Vladi, Guljem Radoja, Edmond Zhulali, Zef Çoba mbyllet me ceremoninë e dekorimit të z.Cala me titullin “Mjeshtër i madh”. Aktiviteti moderohet nga Prof.dr.Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit. Jeni i ftuar të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj.
Shoqata
“Bashkësia dibrane” /KultPlus.com