14 Maj, 2019 - 9:40 am
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të profesorëve dhe Dekanëve nga Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, të kryesuar nga rektori, Marjan Dema, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në përgjithësi.
Me këtë rast, Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e Universitetit të Prishtinës dhe arsimit të lartë në përgjithësi, duke vlerësuar se ngritja e cilësisë në arsim është e një rëndësisë të veçantë për vendin, marrë parasysh trendët dhe zhvillimet e hovshme globale.
“Universiteti i Prishtinës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë tonë, të cilin Qeveria e vendit do ta mbështes në vazhdimësi, me qëllim të avancimit profesional, konform trendëve globale”, tha Haradinaj.
Në këtë takim, Haradinaj u informua për sfidat e Universitetit të Prishtinës, me theks të veçantë mungesën e laboratorëve dhe me mënyrën e rifunksionalizimin efektiv të Instituteve në Fakultetet përkatëse, si dhe në mbrojtjen e profesioneve të veçanta dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike, sidomos në Inxhinierin Elektrike dhe në fushën e matematikës.
“Arsimi si një nga prioritet kryesore të Qeverisë do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen. I gëzohemi arritjeve dhe sukseseve të studentëve tanë të cilët duhet të jenë konkurrentë për tregun global”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se është e rëndësisë së veçantë që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe investimi në infrastrukturën e domosdoshme për zhvillim normal të punës në arsimin e lartë.
Në këtë takim, palët u darkoduan që të bëhet një plan për rishqyrtimin e normativave ligjore të Arsimit të lartë si dhe shpenzimet e nevojshme. /Telegrafi/ KultPlus.com