11 Tetor, 2018 - 2:44 pm
Sot ka vdekur një nga poetët më të mirë shqiptar, Fatos Arapi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit vdekjen e tij e ka cilësuar si një humbje të madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe, shkruan KultPlus.
Ai ka thënë se Arapi mbetet emri më i madh në historinë e letërsisë shqipe.
“Fatos Arapi i përket atij brezi intelektualësh që e modernizuan letërsinë shqiptare në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe u shqua edhe me shkrime teorike në fushën e kulturës. Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe. Ngushëllime të sinqerta familjes Arapi dhe miqve të tij, anembanë hapësirës shqiptare”, shkruhet në postimin e Thaçit./ KultPlus.com