7 Tetor, 2018 - 7:47 pm
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të takohet nesër me shkrimtaren Helena Kadare, të cilën do ta nderojë me Hartën e Artë të Kosovës.
Autorja e romanit “Një grua nga Tirana” do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë dy ditore, më 7 dhe 8 tetor.
Haradinaj deri tani u ka dhuruar personaliteteve të ndryshme vendore e ndërkombëtare këtë simbol.
Prej atyre që janë nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës”, janë këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, humanistja e njohur serbe, Natasha Kandiq, si dhe ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Ndryshe, Helena Kadare është bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare./KultPlus.com