1 Tetor, 2018 - 4:18 pm
Për herë të parë Helena Kadare do të jetë në një rrëfim për letërsinë dhe jetën përkrah shkrimtarit të madh Ismail Kadare për lexuesin e Kosovës.
Më 7 tetor ora 20:00 shkrimtarja do të jetë përballë dy gazetareve Beti Njuma e Alda Bardhyli, në kafenenë Sonder, për një rrëfim të rrallë mbi udhëtimin e pazakontë të një gruaje në letërsi.
Në historinë e letërsisë shqipe Helena Kadare hyn tek femrat e para që botuan në një letërsi të dominuar nga burrat që në vitin 1970-të me romanin “Një lindje e vështirë”. Libri u prit mirë nga kritika. Më pas ajo rikthehet për lexuesin në fillim të viteve 90-të me romanin “Një grua nga Tirana”, “Bashkëshortët” në vitin 2002.
Me një stil të veçantë rrëfimet e Helenës janë përshkruar nga një ndjeshmëri e hollë.
Ajo ka një kontribut e në fushën e përkthimeve. Vitet e fundit ajo botoi librin autobiografik “Kohë e pamjaftueshme” ku tregon jetën e saj përkrah shkrimtarit Ismail Kadare. Udhëtimi i saj me “Letërsia dhe qyteti” drejt Prishtinës është një ngjarje për jetën kulturore, pasi sipas dy gazetareve nuk do të jetë thjesht një rrëfim por dhe një reflektim mbi mënyrën sesi kulturat sot ndërveprojnë me njëra tjetrën, dhe rolit të letërsisë sot në zhvillimet social-politike.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Helena do të ketë dhe një takim me student të Universitetit të Filozofisë. / KultPlus.com