5 Korrik, 2021 - 6:57 pm
Hida Halimi u lind në Radac të Pejës më 1948.
Ajo ka botuar librat “Vendlindjen ma zgjodhe ti” (1993), “Ai që nuk ishte Fidia” (roman, 1995), “Njeriu im” (roman 1997), “Bijtë e Njeriut” (dramë, 2001), “Tri medaljonet e Franc Ferdinandit” (dramë, 2001), “Ato letra i shkrova vet” (novela dhe tregime, 2007).
Romani “Njeriu im” është botuar në frëngjisht nga shtëpia botuese Publibook në Paris me titullin “Tu marcheras derrière ton ombre” (2007).
Libri i saj i fundit “Shpina” i cili mbeti i pabotuar nga autorja, nën përkujdesjen e familjës ky material iu dorëzua shtëpisë botuese “OMBra GVG”, i cili e botoj atë në vitin 2012. Në Panairin e librit- Tirana 2013, Hida Halimit iu nda çmimi “In memoriam”.
Halimi, përveç aktivitetit të saj në letërsi, ajo ishte me profesion juriste dhe për shumë vjet punoi në jurisprudencën e botës së jashtme, kjo e bëri ate që një pjesë të madhe të jetës së saj ta kaloj e angazhuar si mbrojtëse e drejtave të njeriut. Halimi, shpesh e ka artikuluar brengën e saj në lidhje me shoqërinë kosovare në tranzicionin e pas luftës dhe kjo bëri që ajo kohë pas kohe të kontribuoj me shkrime editoriale në gazetat e ndryshme ditore.
Hida Halimi u nda nga jeta më 1 shkurt të vitit 2012. / KultPlus.com