6 Gusht, 2019 - 3:28 pm
Ish zonja e parë e Amerikës është një prej grave më të suksesshme që i ka njohur historia e politikes amerikane dhe më gjerë, përcjellë KultPlus.
Hillary Clinton do të publikojë një libër që ka të bëjë me të gjitha gratë që e kanë inspiruar atë, duke filluar nga Mary Beard e deri te Chimamanda Ngozi Adichie, gratë lidere që kanë pas kurajo të ngrihen kundër status quo-s. Libri do të përmbajë më shumë se 100 gra që kanë thyer barrierat dhe kanë bërë revolucion. Pas publikimit të biografisë për kampanjën e zgjedhjeve presidenciale ‘’What Happened, Clinton u bë bashkë me vajzën e saj për të shkruar “The Book of Gutsy Women’’, që do të dalë në botim këtë tetor nga shtëpia botuese ‘’Simon & Schuster’’.
Clinton për the Guardian u shpreh se: “Nëse historia tregon diçka, tregon se bota ka nevojë për gratë e guximshme”. Secila nga këto gra ka luftuar dhe fituar rrugë të cilat kanë rezultuar në përparim për të gjithë ne’’. Ajo, poashtu tregoi se libri është thjeshtë një vazhdim i bisedave, të cilat ajo dhe vajza e saj Chelsea, i kanë bërë prej kur Chelsea ishte shumë e re.
Familja Klinton, ka shkruar shumë libra. Libri i fundit i Hillarit ka shitur më shumë se 100,000 kopje në gjithë botë. / KultPlus.com