14 Shkurt, 2019 - 10:41 am
Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt.
Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.
Sot, Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Kisha Ortodokse e feston ditën e priftit Shën Valentin më 6 korrik, ndërsa ditën e martirit Shën Valentin më 30 korrik. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur lulëzoi tradita e romancës. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid. Në shekullin e 19, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u bënë shumë popullore.
Fakte historike
Shumë martirë të krishterë quheshin Valentin. Valentinët e martirizuar më 14 shkurt janë Valentini i Romës dhe Valentini i Ternit. I pari ishte një prift në Romë, i cili u martirizua në vitin 269 pas Krishtit dhe u varros në rrugën “Flaminia”. Në bazilikën “Santa Maria in Cosmedin” gjendet e ekspozuar kafka e Shën Valentinit së bashku me një kurorë me lule. Relike të tjera të tij gjenden në bazilikën “Santa Prassede” dhe në kishën “Carmelite” në Dublin të Irlandës. Valentini i Ternit u bë peshkop në Interamna (Terni i sotëm), në vitin 197 pas Krishtit dhe thuhet se është martirizuar gjatë persekutimeve të perandorit Aurelian. Ai është varrosur gjithashtu në rrugën “Flaminia”, por në një vend të ndryshëm nga ai i Valentinit të Romës. Reliket e tij gjenden në bazilikën “Saint Valentine” në Terni. Enciklopedia katolike përmend gjithashtu një shenjtor tjetër të quajtur Valentin, i cili përmendet në martirizimet e hershme të datës 14 shkurt.
Ai u bë martir në Afrikë bashkë me disa të tjerë, por nuk dihen më shumë fakte rreth tij.Legjenda e Shën Valentinit të Ternit. Peshkopi Dimitri i Institutit Ortodoks të Kërkimeve shprehet se Shën Valentini ishte një prift në Romën e viteve 270, një kohë kur kisha ishte duke pësuar persekutime të mëdha. Detyra e tij ishte të ndihmonte të krishterët t’i shpëtonin persekutimit dhe t’u siguronte atyre rite si martesat, të cilat ishin të ndaluara nga Perandoria Romake. Të dhënat mbi Shën Valentinin ka mundësi të jenë shkatërruar në fillim të shekullit IV nga persekutimi i fundit dhe më i rëndi i të krishterëve.
Në shekullin V dhe VI u publikua një vepër e quajtur “Passio Marii et Marthae”. Në të pasqyroheshin histori të trilluara rreth martirizimit të Shën Valentinit dhe të shenjtorëve të tjerë. Kjo vepër deklaronte se Shën Valentini ishte persekutuar për shkak se ishte i krishterë dhe se ishte marrë në pyetje nga vetë Perandori Klaudi II. Ky i fundit ishte impresionuar nga Valentini dhe se kishte diskutuar gjatë me të, madje ishte përpjekur edhe ta bindte të kthehej në pagan, që në këtë mënyrë t’i shpëtonte jetën. Valentini kishte refuzuar dhe përkundrazi ishte përpjekur që ta kthente Klaudin në të krishterë dhe për këtë shkak ai ishte ekzekutuar. Përpara se të ekzekutohej, ai kishte shëruar vajzën e verbër të rojës së burgut Asterius.
Që prej kësaj mrekullie, vajza dhe dyzetekatër anëtarët e familjes së saj, kishin filluar të besonin tek Jezusi dhe ishin pagëzuar. Veç kësaj, Shën Valentini shquhej edhe për martesat e paligjshme që u bënte ushtarëve, të cilët e kishin të ndaluar të martoheshin. Perandori Klaudi II e kishte ndaluar këtë, në mënyrë që të rriste ushtrinë e tij, duke i bërë të mendonin se burrat e martuar nuk ishin ushtarë të mirë. Sipas legjendës, në mënyrë që t’i kujtonte ata për dashurinë e Zotit dhe për t’i nxitur të mbeteshin të krishterë të devotshëm, Shën Valentini kishte prerë nga pergamenët zemra dhe ua kishte dhënë ushtarëve dhe të persekutuarve. Kjo e dhënë cilësohet si origjina e zemrave të përhapura aq shumë në ditën e Shën Valentinit.Një vepër e mëvonshme shtonte një detaj, sipas të cilit Papa Julius I ndërtoi një kishë mbi varrin e tij, por ky detaj ngatërrohet me një tribun të quajtur Valentino, i ci li dhuroi tokë për të ndërtuar një kishë mbi të. Pavarësisht pavërtetësisë së këtij versioni, ai u huazua si i vërtetë dhe qarkulloi nëpër shekuj duke iu shtuar legjendës së Shën Valentinit.
Në mbrëmjen para ekzekutimit, Valentini shkoi kartolinën e parë të Shën Valentinit për vajzën e rojës së burgut, e cila nuk ishte më e verbër. Shprehja “Nga Valentini yt” e përdorur në atë letër, është e njohur ende dhe sot. Historia u bë e njohur në ditët e sotme nga publikimi prej kompanisë më të madhe të kartolinave amerikane dhe nga kanali televiziv i historisë. Xhon Foks, një historian anglez, shprehet se Shën Valentini është varrosur në Kishën Praxedes, në Romë, pranë varrezës së Shën Hippolytus. Ky version thotë se, sipas legjendës, Xhulia mbolli një filiz rozë bajameje në varrin e Shën Valentinit. Në ditët e sotme pemët rozë të bajames janë simbol i dashurisë dhe miqësisë së vërtetë.Ritet tradicionale romake, Lupercalia. Nuk ka prova që të lidhin Ditën e Shën Valentinit dhe festivalet tradicionale të Romës së lashtë, pavarësisht pretendimeve të disa autorëve. Burime bashkëkohore pretendojnë pà «r një lidhje mes festave të shkurtit greko-romake, të cilat, sipas tyre, kremtonin pjellorinë dhe dashurinë.
Nga ana tjetër, dita e Shën Valentinit nuk kishte ndonjë kuptim romantik derisa Xhefri Kaucer, një shkrimtar anglez, shkroi një poezi rreth Valentinit në shekullin 14. Lidhje të mëparshme përqendroheshin tek sakrifica, më tepër sesa tek dashuria dhe romanca. Në kalendarët e Athinës së lashtë, periudha e mesit të janarit dhe mesit të shkurtit ishte muaji i luanit, dedikuar martesës së shenjtë të Zeusit dhe Herës.
Në Romën e lashtë, Lupercalia ishte një festival vendas, që kremtohej nga data 13-15 shkurt dhe ishte një rit i lashtë i lidhur me pjellorinë. Alban Butler në veprën e tij “Jeta e shenjtorëve kryesorë” pretendon pa asnjë provë se në festën Lupercalia, burrat dhe gratë për t’u bërë çift shkruanin emrat e tyre dhe i fusnin në një enë qelqi, nga ku e kanë origjinën edhe letrat e sotme të dashurisë. Në të vërtetë, kjo praktikë u has në mesjetë dhe nuk ka lidhje as me Lupercalian dhe as me ditën e Shën Valentinit.
Shën Valentini në poezi. Lidhja e parë e Shën Valentinit me dashurinë ishte poezia “Parlement of Foules”, e shkruar në vitin 1382 nga Xhefri Kaucer. Vargu që e bëri këtë ditë të njohur ishte:“Për këtë ishte Dita e Shën Valentinit, kur çdo zog fluturonte për të zgjedhur partnerin e tij…”.Kjo poezi u shkrua për nder të përvjetorit të parë të martesës së Mbretit Rikardi II i Anglisë me Anën e Bohemisë. Kontrata martesore ishte firmosur më 2 maj 1381, por martesa e tyre u bë tetë muaj më vonë pasi ishin vetëm 15 vjeç. Lexuesit mendojnë se Kucer i referohej 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit.
Nga ana tjetër, polemikat vazhdojnë me faktin se mesi i shkurtit nuk është koha e përshtatshme për çiftëzimin e zogjve. Ndaj studiues të tjerë mendojnë se Kraus po i referohej 3 majit, ditës së Valentinit nga Xhenova, prift i cili vdiq rreth vitit 307. Xhek Orç hedh hipotezën se Kaucer mund të jetë duke iu referuar periudhës së 23 shkurtit me kalendarin gregorian, kohë në të cilën disa lloje zogjsh fillonin çiftëzimin në Angli. Janë edhe dy autorë të tjerë, të cilët krijuan poezi rreth zogjve që zgjidhnin partnerët e tyre Ditën e Shën Valentinit, Xhon Gouer nga Britania dhe një luftëtar i quajtur Pardo nga Valencia. Deri më sot, nuk dihet me siguri se cili e bëri lidhjen e parë të Shën Valentinit me dashurinë dhe romancën.Shën Valentini në periudhën mesjetare dhe Rilindjen AnglezeDuke përdorur gjuhën e ligjit, Princesha Izabel e Bavarisë kishte ngritur një “gjykatë të dashurisë” në Parisin e viteve 1400. Festivali Bavarez i Shën Valentinit u themelua më 6 janar, në bazë të “Kartës së gjykatës së dashurisë”.
trajtonte kontrata dashurie, tradhti dhe dhunën kundër gruas. Gjyqtarët ishin të përzgjedhur nga femrat në bazë të leximit të një poezie. Nuk ka fakte të mjaftueshme historike për të vërtetuar këtë festival, ndaj shumë studiues mendojnë se ka mundësi të jetë një histori e trilluar nga princesha. Provat më të hershme të Shën Valentinit janë në shekullin XV me një poezi të shkruar nga Çarli, Duka e Orleansit për gruan e tij.
Në atë kohë Duka po mbahej i mbyllur në Kullën e Londrës, i zënë rob në betejën e Agincourt, të vitit 1415. Një tjetër rast ku përmendet Valentini është në letrat e Margarit Breus për burrin e saj të ardhshëm Xhon Paston. Ajo i shkruan “Valentini im i dashur dhe i mirë”. Shën Valentini përmendet me trishtim edhe nga Ofelia në veprën “Hamleti” (1600-1601).“Nesër është Dita e Shën Valentinit,Shumë herët në mëngjes…Do të vij në dritaren tënde të të lutem, Të më bësh Valentinin tënd”.— Uilliam Shekspir, Hamleti, Akti IV, Skena 5Xhon Don përdori legjendën e martesës së zogjve, si hapje të fjalimit për nder të martesës së Elizabetës, vajzës së Xhejmsit I të Anglisë me Frederikun V në Ditën e Shën Valentinit. Poema moderne që përmend Shën Valentinin janë vargjet e Geimër Xhurton.“Trëndafilat janë të kuq, vjollcat blu,Mjalti është i ëmbël dhe ti gjithashtu. Ti je e imja dashuri dhe un ë i yti jam; Kërkova Valentinin tim Dhe fati më solli tek ti”.
Shën Valentini në periudhën moderne
Në 1797-n, një botues britanik nxori në treg librin “Manuali i Shën Valentinit për djemtë”. Në të kishte vargje romantike për djemtë, që s’mund t’i krijonin vetë ato. Botuesi vazhdoi më tej duke prodhuar kartolina të gatshme për Shën Valentinin.
Në këtë mënyrë u bë e mundur dërgimi për herë të parë i kartolinave anonime, ku u shfaqën edhe vargje të lira, ndryshe nga epoka Viktoriane. Letrat e Shën Valentinit u bënë të famshme në Angli në fillim të shekullit XIX, kur filluan të prodhoheshin në fabrika. Letra në atë kohë mbështillej me shirita dhe dantellë. Rizbulimi i Shën Valentinit u bë në vitin 1840 nga një shkrimtar amerikan i revistës së përmuajshme “Grahm”, ku përmendej se Shën Valentini ishte bërë një festë kombëtare. Në Shtetet e Bashkuara prodhimet e para masive të kartolinave të Shën Valentinit u bënë në vitin 1847, nga Ester Howland. Babai i saj drejtonte një librari të madhe, vajza e tij, e nxitur nga festa angleze e Shën Valentinit, mendoi që të bënte të njëjtën gjë edhe në Amerikë. Kështu nisi të merrte materialin e nevojshëm të letrës së përdorur dhe shiritat zbukurues. Që prej vitit 2001, Shoqata e Kartolinave ka vendosur të ak ordojë çmimin “Ester Howland” për personin që shquhet si vizionar në fushën e krijimit të kartolinave.
Ëmbëlsirat e Shën ValentinitNë Britani është llogaritur se çdo vit, pothuajse gjysma e popullsisë shpenzon 1.3 miliard paund për Ditën e Shën Valentinit duke blerë kartolina, lule, çokollata apo dhurata të tjera. Numri i kartolinave të dërguara mendohet se arrin deri në 25 milionë. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, praktika e dërgimit të kartolinave ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të bërit dhurata. Nisën të dhuroheshin trëndafila dhe çokollata të paketuara në kuti në formë zemre. Në vitin 1980, industria e diamanteve filloi të reklamonte Shën Valentinin si ditën e duhur për të dhuruar stoli të çmuara.
Në ShBA u vlerësua se rreth 190 milionë kartolina dërgoheshin çdo vit. Gjysma e tyre u dhurohej pjesëtarëve të familjes, duke përfshirë edhe dërgimin e kartolinave shokëve dhe shoqeve të shkollës apo edhe mësueseve, të cilat llogariten të jenë personat që marrin më shumë urime, duke e çuar kështu numrin e kartolinave të dhuruara deri në 1 miliard. Me fillimin e mijëvjeçarit të ri dhe me përhapjen e jashtëzakonshme të internetit, po krijohen tradita të reja. Miliona njerëz tashmë përdorin mjetet dixhitale si kartolinat elektronike, ftesat e dashurisë apo kartolinat e printueshme. Në vitin 2010, është vlerësuar se janë dërguar rreth 15 milionë kartolina elektronike.
Shën Valentini nëpër botë.
Në Evropë, Shën Valentini festohet duke dërguar kartolina, lule, çokollata dhe dhurata të tjera. Në Danimarkë dhe Norvegji, Shën Valentini nuk festohet me përmasa të mëdha, por ka nga ata që e festojnë thjesht duke ngrënë një darkë me partnerin e tyre.
Në Suedi, Shën Valentini quhet “Dita e Zemrave” dhe ka filluar në vitin 1960 e nxitur nga kompanitë e luleve. Nuk është një festë zyrtare, por njihet për shitjet e mëdha të kozmetikës dhe luleve.
Në Finlandë dhe Estoni, Dita e Shën Valentinit quhet “Dita e miqve” dhe festohet më tepër në aspektin miqësor dhe jo në atë të romancës.
Në Amerikën Latine, Shën Valentini njihet si “Dita e dashurisë dhe miqësisë” dhe festohet duke shprehur mirënjohje te personat e dashur.
Në Korenë Jugore dhe Japoni, femrat i dhurojnë çokollata meshkujve më 14 shkurt dhe meshkujt u dhurojnë atyre ëmbëlsira pa çokollatë më 14 mars, një ditë feste e quajtur “Dita e Bardhë”. Në “Ditën e Zezë”, e cila festohet më 15 prill, personat që nuk kanë marrë asnjë dhuratë, festojnë ditën e beqarëve, duke ngrënë një pjatë me makarona të zeza.
Në Kinë, burrat u dhurojnë çokollata dhe lule grave që dashurojnë. Dita e Shën Valentinit nuk festohet më 14 shkurt, pasi është shumë pranë Vitit të Ri Kinez.
Shën Valentini në Kinë festohet ditën e shtatë të muajit të shtatë, në festivalin “Qixi”.Sipas legjendës, në këtë ditë u lejua një bari të martohej me një shërbëtore.
Në Indinë e lashtë, kjo festë bëhej në përmbajtje të një tradite të vjetër të adhurimit të perëndisë së dashurisë Kamadeva, duke gdhendur monumente me skena dashurie apo duke shkruar librin e famshëm të artit të dashurisë “Kamasutra”.
Në ditët e sotme, besimi islamik dhe ai hindu propagandon të shmangen festa të tilla si Shën Valentini, pasi cilësohen si tradita të huaja që ndikojnë në humbjen e kulturës vendase. Në Iran, ekziston një festival dashurie i quajtur “Esfandegan”, i cili vjen si traditë e kulturës perse dhe që duket se nuk ka të bëjë me Shën Valentinin e sotëm.
Në Izrael, tradita e lashtë e Tu B’Av është kthyer në ekuivalentin e Shën Valentinit. Festohet në ditën e 15 të muajit gusht. Mesa duket, në vendin çifut ka lindur një festë e re e ngjashme me Shën Valentinin, ku festohet dashuria dhe propozohet për martesë.
Në Arabinë Saudite, në vitin 2011, u ndaluan shitjet e dhuratave të Shën Valentinit, duke e cilësuar atë si një festë kristiane. E njëjta gjë ndodh edhe me Pakistanin, Iranin dhe Malajzinë, ku komuniteti mysliman e nxit shoqërinë të mos e pranojë dhe festojë Shën Valentinin, sepse sipas tyre është e papërshtatshme për myslimanët.
Kuriozitete
Femrat blejnë rreth 85 për qind të dhuratave për Shën Valentin.
Mësuesit marrin më shumë kartolina për Shën Valentinin, ndjekur nga fëmijët, nënat, gratë, të dashurat dhe kafshët.
Dhurata më e bukur e Shën Valentinit është Taxh Mahali, e ndërtuar prej perandorit mysliman Shah Xhahan, për nder të gruas së tij të vdekur.
Çdo Shën Valentin, në Verona të Italisë, në ballkonin e Zhulietës dërgohen një mijë letra dashurie.220.000 mijë propozime për martesë bëhen zakonisht çdo Shën Valentin.
Në Amerikë, 64 për qind e meshkujve nuk bëjnë plane për Shën Valentin me të dashurat e tyre jashtë martesës.
Rreth 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata shiten dhe dërgohen gjatë tri ditëve para festimit të Shën Valentinit./ koha.net/ KutlPlus.com