21 Tetor, 2024 - 11:43 pm
Libri ‘Hyrje në Psikolinguistikë’ në aspektin shkencor i përket një fushe të re të studimit, ndërsa është trajtuar nga profesor Rrahman Paçarizi, e që për qëllim ka aspektin psikik individual dhe shoqëror e social për ruajtjen dhe fuqizimin e gjuhës shqipe, jo vetëm në aspektin individual, por edhe institucional.
Libri ‘Hyrje në Psikolinguistikë’ vjen në momente të domosdoshme të studimit të kësaj fushe në gërshetim të katër shtyllave esenciale të trajtuara nga profesor Paçarizi, si prodhimi, të kuptuarit, nxënia dhe rregullimi i gjuhës, thotë Shkumbin Munishi, linguist.
Nuk ishte e lehtë për t’u trajtuar kjo fushë por megjithatë me bashkëpunëtorë, profesorë dhe studentët të cilët kontribuuan, ia arritëm qëllimit, thotë profesori universitar, Rrahaman Paçarizi.
Libri ‘Hyrje në Psikolinguistikë’ i kontribuon jo vetëm atyre të cilët merren me gjuhën shqipe, pa dallim individ apo grupe institucionale, por edhe atyre të cilët aplikojnë dygjuhësinë dhe shumë gjuhësinë, u tha me rastin e promovimit të librit./rtk/ KultPlus.com
Përgatiti: Zenel Hajrizi