16 Prill, 2019 - 3:02 pm
Shkrimtari i njohur Bardhyl Londo po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.
Ai i ka trembur të gjithë miqtë kur ka shkruar “Ika, shpërndajeni lajmin”.
Është Ilir Kadia ai i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, i thotë mikut të tij, se e ka të kotë, dhe se Bardhi, siç i thërret ai, nuk ikën dot.
“Bardhyl Londo e ke kot!
Ti na autorizon të shpërndajmë lajmin se po ikën nga kjo botë! Kërkon të shohësh
në sytë tanë lot për ty së gjalli! Kërkon të shohësh sa do marrë malli! Kërkon
ta shohësh vetë përcjelljen tënde! Mirëpo e ke kot o Mik! Poeti është varg!
Njeriu është mish e kockë që tretet! Vargu i poetit mbetet! Ti nuk ikën dot!
Bardhi e ke kot”, shkruan Kadia.
Newsbomb.al mëson se Bardhyl Londo i është nënshtruar një operacioni të vështirë dhe kjo duket se e ka trembur ndaj dhe ka menduar t’i njoftojë vetë miqtë për gjendjen e tij.
Sipas burimeve, Londo ka ndërruar dy spitale në kryeqytet dhe nipi i tij, me profesion mjek, ka pohuar se po kujdeset për të dhe se situata është nën kontroll. / KultPlus.com