Ilirjana Bejta vjen me ”AS gjallë AS dekë”, një monodramë që trajton problemet psiko-sociale

25 Tetor, 2019 - 6:01 pm

“AS gjalle AS dekë” është monodrama e autores Ilirjana Bejta, e botuar nga shtëpia botuese ‘’neoKULTURA”, e cila tashmë vjen e gatshme edhe për lexuesin.

Ilirjana Bejta, vjen me librin e saj të dytë ”AS gjallë AS dekë”, një monodramë qe trajton reflektmin dhe viktimat e dhunës e të frikës.

Monodrama ”AS gjallë AS dekë”, është një vepër psiko-sociale. Ku pikëpamja psiko-sociale, në rastin e kësaj monodrame ndërlidhet si reflektim mbi vetveten dhe viktimat e një katastrofe të dhunës dhe frikës, ku synon lehtësimin e rifillimit të jetës normale, lehtësimin e pjesëmarrjes së presonave të prekur në shoqëri të re dhe parandalimin e pasojave patalogjike të situatave potenciale traumatike, shkruan KultPlus

Për KultPlus, autorja tregoi se në ngjarjen e kësaj monodrame gjithçka zhvillohet duke u bazuar në mendimet që personazhi i sjell si argumente dhe kundërargumente, pra, kryesisht i jepet hapsirë luftës së brendshme të personazhit. Luftë kjo që zgjerohet duke sjellë edhe shumë karaktere jofizikisht prezente në skenë, poashtu edhe zëra të brendshëm që burojnë nga mendimet e personazhit e që këto të fundit janë të pranishme në skenë,

”Për nga struktura, monodrama mbështete mbi idenë e individid që është i mohuar nga shoqëria. Ideja zhvillohet në faza të ndryshme dhe kuptohet si zhvillim/rritje dhe njëkohësisht pjekuri psiko-sociale”, u shpreh ajo për KultPlus.

Autorja poashtu tregoi se këto faza u përgjigjen fushave tematike përkatëse fëmijërisë, shkollimit, familjes, luftës dhe dashurisë. Nëpër shtrirjen tematike të kësaj monodrame, pjesë e pandashme e së keqës është frika dhe motivi i vdekjës.

”Pra marrë në përgjithësi, monodrama, në këtë rast, kuptohet si procesi i jetës nga përspektiva e të mohuarit, të traumatizuarit dhe individit që lindë, zhvillohet dhe arrinë pjekurinë në luftë dhe/ose kërkim të vazhdueshëm për stabilitet shpirtëror dhe shoqëror”, deklaroi Bejta për KultPlus. / KultPlus.com

Të ngjajshme