6 Shkurt, 2019 - 10:30 am
Muaji janar dhe shkurt kanë bërë një nisje të mbarë për Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Në këta dy muaj është vërejtur një interesim i shtuar i nxënësve që presin në radhë për të marrë libra e prej atyre që zënë vend e bibliotekës për një lexim sa më komod.
Disa fotografi të shpërndara në rrjetin social Facebook nga Fatime Mehmetaj, tregojnë radhët e gjata dhe sallat e mbushura me nxënës të cilët po lexojnë.
Biblioteka e qytetit të Prishtinës është institucion kulturor, edukues e informues që grumbullon, pasuron, përpunon, mirëmban dhe ruan koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë dhe të veprimtarisë intelektuale me qëllim që t’ i bëjë të njohura dhe t’ ua vërë në dispozicion shfrytëzuesve për t’i lexuar, hulumtuar e studiuar dhe për t’ i lënë trashëgim gjeneratave të ardhshme. /KultPlus.com