Interneti i ka “zënë frymën” librit

22 Korrik, 2019 - 11:00 am

Numri i lexuesve në Shqipëri (dhe jo vetëm) duket së është në rënie, e shkaktar për këtë është interneti, komenton oranews.Artan Dragoi, librashitës, shprehet se prej 3 ditësh nuk ka shituar asnjë libër, teksa thekson se internet është armiku kryesor i leximit. Ndërkohë qytetarët shprehen se niveli I ulët I leximit është shqetësues.

Shqiptarët, por jo vetëm çdo ditë e më shumë po lexojnë gjithnjë e më pak libra. Artan Dragoi, librashitës shprehet se prej 3 ditësh nuk ka shitur asnjë libër, ndërsa thekson se internet, I ka shpallur luftë leximit.

Artan Dragoi: Tendenca është në rënie, njerëzit nuk lexojnë sepse i ka bllokuar telefoni. Telefoni është arma më e fuqishme se leximi. Kam tre ditë dhe nuk e di do shes apo jo. Mosha e mesme ble më shumë. Vajzat nuk blejnë fare, me vajzat duhet të bësh politikë që të marrë një libër.

Për një pjesë të qytetarëve, niveli i ulët i lexuesve është i turpshëm, ndërsa shkakun kryesor e gjejnë sërish të interneti.

“Njerëzit i kushtojnë interes internetit, që interneti po të rrish shumë edhe dëmtohesh. Atëherë nuk na zinte gjumi nga qejfi kur gjenim një libër të Migjenit. Këta tani nuk i njohin kush janë shkrimtarët e Rilindjes. Kjo është e tmerrshme”, tha një qytetar.

Pak kohë më parë, INSTAT publikoi të dhëna se 1 milion shqiptar nuk kanë lexuar asnjë libër përgjatë 1 viti. / KultPlus.com

Të ngjajshme