17 Korrik, 2024 - 8:53 am
“Irpin është shtëpia ime” është libër për përjetime dhe ilustrime të fëmijëve ukrainas, të cilët shpërfaqin luftën nëpërmjet copëzave të rrëfimeve dhe ilustrimeve nga qyteti i tyre Irpin, qytet i cili ishtë pushtuar nga foract ruse qysh në fillim të luftës, shkruan KultPlus.
Libri vjen në shqip me të drejtë të botimit nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus dhe në bashkëpunim me OJQ kosovaro-ukrainase “Urat e Miqësisë”.
Fëmijët përshkruajnë qytetin e tyre të lindjes, duke kujtuar vendet e tyre të preferuara dhe përvojën e tyre para dhe pas pushtimit të 24 shkurtit 2022. Ata shkruajnë me admirim për qytetin e tyre të guximshëm Hero, ëndrrat e tyre për një të ardhme pa sirena dhe shpërthime dhe momente të tjera mjaftë prëkesë, por edhe inkurajuese. Libri në shqip është përkthyer nga Elvi Sidheri.
Në këtë promovim do të flasin organizatorët e këtij promovimi, sikurse që do të ketë edhe një ekspozitë nga studentët e Fakultetit të Arteve të UP-së, të cilët poashtu nëpërmjet punimeve të tyre do të prezantojnë luftën e Ukrainës.
Kurse të pranishmit do të kenë mundësi të blejnë edhe vepra të gazetarës Liudmyla Makey, mjete të cukat do të shkojnë për mbështetjen e fëmijëve ukrainas.
Mbrëmja do të mbahet më sot, në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery dhe mbrëmja është e hapur për të gjithë./ KultPlus.com