Ismail Kadare nominohet për Çmimin e Letërsisë nga BERZH

5 Shkurt, 2018 - 8:00 pm

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe vepra e tij “Kamarja e Turpit” është përzgjedhur si një ndër gjashtë autorët më të mirë në garë për Çmimin e Letërsisë.

Çmimi do të jepet nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe në short-listën prej 6 shkrimtarësh, Kadare garon krahas autorëve të tjerë të njohur, si shkrimtari Orhan Pamuk. Ceremonia e ndarjes se çmimit do të mbahet më 10 prill, ndërsa kjo është hera e parë që BERZH shpall për herë të parë nominimet për çmimet në letërsi, shkruan gazeta shqiptare.

Çmimi do të shoqërohet edhe me vlerën e 20.000 eurove. Vepra “Kamarja e Turpit” është shkruar rreth 40 vite më parë në gjuhën shqipe, si një parodi mbi diktaturën komuniste dhe ëhstë përkthyer vitin e kaluar edhe në gjuhën angleze./KultPlus.com

TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO
Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Të ngjajshme