13 Dhjetor, 2019 - 10:00 am
“Ungjilli sipas Mateut” dhe “Letrat drejtuar Korintianëve”, janë dy vëllime që vijnë të komentura në gjuhën shqipe nga At Flavio Cavallini, kjo në mënyrë që tu parqitet sa më thjesht lexuesve pa përvojë në botën biblike. At Cavallini është prift françeskan i cili për më shumë se çerek shekulli shpirtëror ja ka kushtuar Shqipërisë.
“Ja, unë jam me ju deri në të sosur të botës”. Kështu i titullon vëllimet “Ungjilli sipas Mateut” dhe “Letrat drejtuar Korintianëve”, të cilat vijnë të komentuara në shqip nga At Flavio Cavallini, prifti françeskan i cili për më shumë se çerek shekulli misionin shpirtëror ja ka kushtuar Shqipërisë.
Vëllimet u promovuan në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa vetë autori me modesti thotë se si ai ka vetëm rolin pedagogjik, për ti sjellë veprat në mënyrën sa më të thejshtë për lexuesit pa përvojë në botën biblike.
Ipeshkëvi i Dioqezës së Rreshenit Gjergj Meta, thotë se dy vëllimet e thellojnë njohjen e Zotit.
At Flavio Cavallini, ka lindur në Verona në vitin 1957, ndërsa prej vitit 1993 ndodhet me mision në Shqipëri. /Oranews /KultPlus.com