21 Janar, 2021 - 3:31 pm
James Patterson është votuar si autori më i shitur në botë në dekadën e fundit dhe kjo sipas të dhënave nga Nielsen BookScan.
”Nga 2010 në 2019 James Patterson ka shitur 84 milion libra dhe e-book në botë, duke u bërë kështu autori më i shitur i 10 viteve të fundit”, sipas një shënimi nga shtëpia botuese ”Longanesi” që e boton atë në Itali.
Një libër nga shtatë në kategorinë ”thriller” është shkruar nga ai, por prodhimtaria e tij nuk lidhet vetëm me këtë zhanër.
James Patterson është në të vërtetë autori i vetëm që ka shitur më shumë se një milion kopje në kategoritë ”libra për të rritur”, ”të rinj”, dhe ”fiction për fëmijë”.
Gjithmonë i përkushtuar në promovimin e leximit, Patterson ka dhuruar miliona libra përgjatë viteve, në shkolla dhe ushtri në SHBA, si edhe mbi 70 milionë dollarë për të mbështetur arsimin dhe për të inkurajuar leximin. /atsh/ KultPlus.com