1 Dhjetor, 2018 - 10:30 pm
Disa thënie nga këngëtarja e njohur Adele.
“Jini të guximshëm dhe të patrembur. Duhet të dini se, edhe nëse po bëni diçka të gabuar, po e bëni atë për një arsye të mirë”.
“Jeta është shumë më e lehtë, nëse nuk e përfshin të kaluarën tek e tashmja”.
“Nuk ka rëndesi se si dukeni, rëndësi ka që të ndiheni të lumtur me veten tuaj”.
“Kam mësuar se gjëja kryesore në jetë, është se ti do të marrësh gjithmonë aq sa do të japësh”.
“Unë nuk këndoj për sytë, por për veshët e njerëzve”.
“Nuk mendoj se të jesh i trishtuar është gjithmonë shkatërruese. Mund të jetë mjaft lartësuese dhe e gëzueshme. Ndonjëherë ju duhet të lejoni veten të jeni të trishtuar në mënyrë që të ecni përpara”.
“Nëse një mashkull ju fishkëllen, mos e ktheni kokën. Ju jeni një femër, jo një qen”.
“Përpara se të më gjykosh, vishi këpucët e mia dhe ec në rrugën që kam ecur unë. Provo lotët e mi, ndieje dhimbjen time, pengohu në çdo gur, në të cilin jam penguar edhe unë… Dhe vëtëm atëherë më trego se si duhet ta jetoj jetën time”.
“Nuk kam dashur kurrë që të dukem si modele nëpër revista. Unë përfaqësoj shumicën e grave dhe jam shumë krenare për këtë”.
“Nuk do të lejoj askënd të më rrijë aq pranë, sa të mund të më lëndojë”./bota.al/ KutlPlus.com