Jeta ndryshe e Maria Callas zbulohet në letra të pabotuara

13 Prill, 2021 - 4:25 pm

Maria Callas u adhurua nga audienca në të gjithë botën, por jeta e saj ka qenë gjithçka përveç se një ëndërr, ajo paska qenë më tragjike nga sa ishte menduar më parë.

Për ta zbuluar atë, janë disa letra të pabotuara, që janë bërë më në fund publike në librin ”Casta Diva: Jeta e fshehur e Maria Callas”, shkruar nga Lyndsy Spence.

Nga korrespondenca e pabotuar, që ndodhet në duart e kësaj autoreje, flitet për abuzime dhe dhunë fizike, një martesë e komplikuar me Giovanni Battista Meneghinin dhe hijet e marrëdhënies me dashurinë e saj të madhe, Aristotel Onasis, i cili e braktisi për Jackie Kennedy.

Spence zbuloi marrëdhënien e vështirë të Callas me nënën, e cila ishte përpjekur ta bënte prostitutë e saj gjatë luftës, me ushtarë gjermanë.

Në një letër drejtuar sekretarit të saj, sopranoja më pas rrëfeu se Meneghini i plaçkiti më shumë gjysmën e parave.

“Unë isha një budallaqe që e besova dhe ai akoma po më mundon”, thotë Callas.

Ndërsa Onasis në më shumë se një rast e kishte droguar atë, kryesisht për arsye seksuale.

Callas vdiq vetëm 53 vjeçe, në 1977, dhe nga materiali i pabotuar i mbledhur nga Spence del gjithashtu informacioni i ri mbi problemet e saj shëndetësore, të cilat ndikuan në performancën e saj në vitet ’60.

Me sa duket ajo vuante nga një sëmundje neuromuskulare, që i shkaktoi edhe humbjen e zërit./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme