27 Korrik, 2019 - 3:30 pm
Përktheu: Bujar Meholli
Shikoj poshtë gjurmët dhe më bëhet se të shoh teksa vjen – t’i shoh pantallonat teksa vijnë drejt meje. Pa ty, i dashur, nuk mund të ndjej apo të mendoj – apo të jetoj.
Jeta pa ty është sikur t’i kërkohet mëshirë stuhisë, sikur të vritet Bukuria apo të ketë qejf njeriu të plaket. Unë dua të të puth kështu… edhe në pjesën e pasme ku fillojnë flokët, i ëmbli im, dua të ta puth gjoksin tënd.
Unë të dua – por s’mund t’i gjej fjalët për ta përshkruar gjithë atë dashuri që ndjej për ty, madje frikësohem se do të vdes pa arritur të të tregoj se sa të dua në të vërtet. Goofo, ti më ke provuar ndjenjën se unë vlej – eh, sa e pajetë jam prej se ke ikur…
Ka shumë njerëz të këqij në këtë botë, që fatkeqësisht edhe e ndotin atë – por unë s’mund ta urrej askënd, sepse jam e udhëhequr nga dashuria për ty.
Së shpejti ti do të jesh këtu për mua, i dashur. I dashuri im, i ëmbli im.
Me dashuri, bashkëshortja jote,
Zelda. /KultPlus.com