5 Shkurt, 2018 - 6:30 pm
Jorge Luis Borges është shkrimtari më i famshëm argjentinas. I njohur për tregime të shkurtra dhe si një poet e eseist. Ai fillimisht kreu studimet në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku është njohur më mirë me letërsinë dhe ku ka shkruar disa nga poezitë e tij të para.
KultPlus, ju sjellë një pikëpamje të këtij autori të madh lidhur me librin, ku veçon librin si një nga instrumentet më të mahnitshme që mund ta përdor njeriu. Ai e cilëson librin si zgjatim të kujtesës dhe imagjinatës.
“Nga instrumentet e shumta të njeriut, pa dyshim, libri është më I mahnitshmi. Instrumentet e tjera janë zgjatim i trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë zgjatim i shikimit; telefoni është zgjatim i zërit;pastaj kemi edhe parmendën dhe shpatën, si zgjatime të krahut. Por libri është krejtësisht diçka tjetër: libri është zgjatim I kujtesës dhe i imagjinatës”, ka thënë shkrimtari i madh argjentinas Jorge Luis Borges./ KultPlus.com