15 Gusht, 2018 - 3:00 pm
Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka shkruar librin e tij të parë me titull “Hindsight & All the Things I Can’t See In Front of Me”. “Man of the Woods” bëri të ditur përmes Twitterit se libri i tij tashmë është gati për botim.
“Kam disa lajme! Kam qenë duke punuar në këtë për një kohë dhe tani jam i lumtur që më në fund ju jap një vështrim në librin tim të parë”, tha Timberlake.
Libri është një punë e përmbledhjes së anekdotave, reflektimeve dhe vëzhgimeve në karrierën e këngëtarit. Ai, gjithashtu, përfshin qindra imazhe të sinqerta nga arkivat e tij personale që variojnë nga vitet e tij të hershme deri në ditët e sotme, në vende të botës, si dhe jashtë skenës.
“Hindsight & All the Things I Can’t See In Front of Me” do të dalë në shitje më 30 tetor të këtij viti./ KultPlus.com