Ka filluar ‘Java e Bibliotekës në Kosovë’, temë transformimi i bibliotekave në vend

27 Maj, 2024 - 4:51 pm

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se ka filluar “Java e Bibliotekës në Kosovë” me temën transformimi i bibliotekave në vend.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në ceremoninë hapëse, e cila u mbajt në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u bë edhe përurimi i Qendrës së Digjitalizimit, përurimi i projektit “Krijimi i qasjes për personave me aftësi të kufizuara”, si dhe është hapur ekspozita “Kujtesa për Skënderbeun” e koleksionit të librave antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për bibliotekat, fjalë mbajti kryeministri Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Bukurie Haliti dhe anëtarja e Këshillit Drejtues së Bibliotekës Kombëtare, Blerta Ismaili.

Kryeministri Kurti theksoi se mbi gjysmë milioni euro janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare, duke bërë me dije se deri më tani janë digjitalizuar rreth 600 mijë objekte digjitale, përshirë gazetën “Rilindja” dhe koleksionet e rralla dhe të vjetra.

Java e Bibliotekës përfshinë një veprimtari me shumë aktivitete në të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, ku synim ka rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për bibliotekat e Kosovës dhe transformimin e tyre.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ministri Hajrulla Çeku, koleksionistja e njohur britanike, Patricia Nugee, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, anëtarë të KD-së së Bibliotekës Kombëtare, udhëheqësi i bibliotekës digjitale, Liridon Zeka, profesori nga Departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, Arsim Sinani, nga CHwB Kosova Alban Morina, përfaqësues të kulturës, profesorë, artdashës dhe adhurues të librit.

Të ngjajshme