Kadare: Ukshin Hoti hero i mendimit kosovar

15 Maj, 2020 - 11:14 am


Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, ka deklaruar se veprimtari Ukshin Hoti ishte hero i mendimit kosovar.

“Ukshin Hoti është njeri i dashur për mua, nuk kam pasur fatin ta takoj”, tha ai një një intervistë për RTK.

Sipas tij Ukshin Hoti ka qenë një figurë që gjithmonë ishte pas mendimeve të tij. “Ishte kënaqësi kur mora pyetjet dhe kisha mundësi të komunikojë me të. Ai ishte jo vetëm intelektual, por hero i mendimit kosovar”, tha ai.

Ndryshe Ukshin Hoti u lind në Krushë e Madhe, 17 qershor 1943, ai ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar, ishte profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës. Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më. Vendndodhja e tij nuk dihet, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur. / KultPlus.com

Të ngjajshme