4 Prill, 2020 - 11:00 pm
– Kahlil Gibran, “Profeti”
“Dashuria nuk posedon e as nuk mund të posedohet; sepse ajo është e mjaftueshme për veten. Dhe mos mendoni se ju mund ta drejtoni kursin e dashurisë; nëse asaj i dukeni i vlefshëm, ajo e drejton kursin tuaj. Dashuria nuk asnjë dëshirë tjetër përveç se ta përbush vetveten.
Por nëse dashuroni dhe keni nevojë patjetër për dëshira, atëherë le të jenë këto dëshirat e juaja: të tretesh e të bëhesh si një përrua që e këngon melodin e vet gjatë natës. Ta njohësh dhimbjen e butësisë së tepërt. Të plagosesh nga kuptimi i yt për dashurinë; dhe të rrjedhësh gjak vullnetarisht dhe me kënaqësi.”
– Stefan Zweig, “Beware of Pity”
“I tronditur në thellësit e shpirtit tuaj, e dini që dikush është duke pritur për ju ditë dhe netë, duke menduar për ju, duke u përgjëruar me psherëtim për ju – një grua, një e huaj. Ajo të kërkon, ajo të dëshiron me secilën fije të qënies së saj, me trupin e saj, me gjakun e saj. Ajo i dëshiron duart e tua, flokët e tu, buzët e tua, natën dhe ditën tënde, emocionet e tua, ndjenjat e tua dhe gjithë mendimet dhe ëndërrat e tua. Ajo dëshiron të ndajë çdo gjë me ju, të marrë gjithçka nga ti, dhe ta tërheq atë brenda me frymën e saj.
Prandaj, që këtej e tutje, ditën dhe natën, pavarësisht nëse jeni i fjetur apo i zgjuar, ekziston diku në botë, një qënie që është zgjuar për ju, dhe ju jeni qendra e zgjimit dhe ëndrrës së saj. Është i kotë tentimi i juaj për të mos menduar për të, për atë që mendon gjithmonë për ju. Më kotë ju tentoni të arratiseni, sepse ju nuk rroni më tek vetja e juaj, por tek ajo.”
– Paulo Coelho, “By the River Piedra I Sat Down and Wept”
“Kam qenë i dashuruar më parë, është si narkotik. Në fillim, ajo e sjell euforinë e nënshtrimit të plotë. Ditën tjetër ju dëshironi edhe më shumë. Ju ende nuk jeni i varur, por e pëlqeni atë ndjesi dhe mendoni se ende mund t’i kontrolloni gjërat. Ju mendoni 2 minuta për personin që e dashuroni dhe pastaj e harroni atë për 3 orë. Por pastaj ju mësoheni me atë përson dhe filloni të jeni plotësisht i varur nga ai. Tani ju për atë mendoni 3 orë dhe e harroni vetëm 2 minuta. Nëse ajo nuk është atje, ju e ndjeni një varësi e cila nuk ka shërim. Dhe ashtu sikurse varësit të cilat ua vjedhin veten tuaj dhe ju poshtërojnë për ta arritur atë që kanë nevojë, edhe ju jeni në gjendje të bëni çdo gjë për dashurinë.” /KultPlus.com