Katër probleme që “na i zgjidh” Stoicizmi!

13 Tetor, 2019 - 5:00 pm

Nga të gjitha filozofitë, stoicizmi mbetet ndoshta më e dobishmja dhe e nevojshmja për momentet tona të pasigurta, si dhe kur jemi të pushtuar nga paniku.

“Stoicizmi” ishte një filozofi e cila lulëzoi për 400 vjet në Greqinë antike dhe në Romë, e cila fitoi mbështetje të gjerë ndër të gjitha klasat e shoqërisë. Ajo kishte një ambicie të madhe dhe ishte shumë praktike: për t’i mësuar njerëzit se si të jenë të qetë dhe të guximshëm përballë ankthit dhe dhimbjes së madhe.

Ne ende e nderojmë këtë shkollë sa herë që ne e quajmë dikë “stoik”, ose thjeshtë “filozofik”, kur fati kthehet kundër tyre: kur ata humbin “çelësat” , ndihen të poshtëruar në punë, të refuzuar në dashuri ose të injoruar në shoqëri. Nga të gjitha filozofitë, stoicizmi mbetet ndoshta më e dobishmja dhe e nevojshmja për momentet tona të pasigurta, si dhe kur jemi të pushtuar nga paniku.

Qindra filozofë e kanë praktikuar stoicizmin, por dy figura shquhen si udhërrëfyesit tanë më të mirë: politikani Romak, shkrimtari dhe mësuesi privat i Neronit, Seneka [AD 4-65]; dhe mbreti e Perandori Romak shpirtmadh (që filozofonte në kohën e tij të lirë, ndërsa luftonte hordhitë gjermanike në skajet e Perandorisë), Markus Aurelius [AD 121-180]. Veprat e tyre mbeten shumë të lexueshme dhe thellësisht ngushëlluese, ideale për netët pa gjumë, baza edukuese kundër tmerreve dhe paranojave.

Stoicizmi mund të na ndihmojë në mënyrë të veçantë me katër probleme:

1. Ankthi

Në çdo kohë, mund të ndodhin gjëra shumë të tmerrshme. Mënyra standarde se si të mbushemi me gëzim kur jemi të zhytur në ankth, është që të na tregojë që ne në fund të fundit, do të jemi në rregull: emaili i sikletshëm mund të mos zbulohet, shitjet mund të kryhen, mund të mos ketë skandal..

Por Stoikët e kundërshtuan ashpër këtë strategji, sepse ata besonin që ankthi lulëzon në hendekun midis asaj që ne kemi frikë se mund të ndodhë, dhe asaj që ne shpresojmë që të mund të ndodhë. Sa më i madh ky hendek, aq më të mëdha do të jenë luhatjet dhe çrregullimet e humorit.

Për të rifituar qetësinë, ajo që ne duhet të bëjmë, është që sistematikisht dhe në mënyrë inteligjente të shtypim çdo gjurmë të fundit të shpresës. Në vend që të qetësojmë veten me tregime me diell, është më mirë – propozonin Stoikët – që me kurajo të mësohemi edhe me mundësitë më të këqija – dhe pastaj të ndihemi të mësuar me to. Kur ne të shikojmë frikën tonë në fytyrë dhe të imagjinojmë se si mund të ishte jeta në qoftë se ato bëheshin të vërteta, atëherë do kuptojmë dicka të rëndësishme: do të përballemi. Ne do të përballemi, edhe nëse ne kemi për të shkuar në burg, edhe në qoftë se kemi për të humbur të gjitha paratë tona, edhe në qoftë se kemi për t’u turpëruar publikisht, edhe në qoftë se të dashurit na lënë, dhe edhe në qoftë se rritja doli të jetë e keqe (stoikët ishin besimtarë të vendosur në vetëvrasje).

Në përgjithësi ne nuk guxojmë të bëjmë më shumë sesa të shohim ngjarjet potencialisht të tmerrshme përmes qepallave të mbyllura fort, dhe prandaj ato na mbajnë në një kontroll të vazhdueshëm pothuajse sadist. Në vend të kësaj, ashtu si e përkufizonte Seneka: “Për të reduktuar merakun tuaj, duhet të pranoni se ajo që ju frikëson se mund të ndodhë, me siguri do të ndodhë.” Për një mik të shkatërruar nga tmerri se ai mund të dërgohej në burg, Seneka u përgjigj troç: “Burgu mund të durohet gjithmonë, nga dikush që e ka kuptuar saktë ekzistencën.”

Stoikët sugjeruan që ne të marrim kohë të lirë për të praktikuar skenarë më tepër pesimistë. Ne duhet, për shembull, të shënojmë nga një javë në vit, ku ne vetëm të hamë bukë bajate dhe të flemë në dyshemenë e kuzhinës me vetëm një batanije, e kështu nuk do jemi dhe aq të dobët kur të shkarkohemi nga detyra, ose kur jemi të burgosur.

Ne pastaj do të kuptojmë, siç thotë Markus Aureliusi, “që kemi nevojë për shumë pak, për të bërë një jetë të lumtur.”

Çdo mëngjes, një stoik i mirë do të ndërmarrë “praemeditatio”, me fjalë të tjera një parameditim për të gjitha gjërat e tmerrshme që mund të ndodhin në orët e ardhshme. Sipas fjalëve të frikshme të Marcus Aureliusit: “Të vdekshëm keni lindur, të vdekshmëve u keni dhënë jetë. Unë e di që ju duhet të vareni nga çdo gjë, të prisni çdo gjë”.

2. Zemërimi

Ne zemërohemi – sidomos me partnerët tanë, bijtë tanë, dhe politikanët. Ne shkatërrojmë gjërat dhe lëndojmë të tjerët. Stoikët e mendonin zemërimin një privilegj të rrezikshëm, por mbi të gjitha, një copë marrëzi, sepse në analizën e tyre, shpërthime të zemërimit janë shkaktuar gjithmonë nga një gjë: një fotografi e gabuar e ekzistencës. Ato janë frytet e hidhur të naivitetit.

Zemërimi, sipas analizës Stoike, është shkaktuar nga përplasja e dhunshme e shpresës dhe realitetit. Ne nuk bërtasim çdo herë që diçka e trishtuar na ndodh neve, por vetëm kur ajo është e pikëllueshme dhe e papritur. Prandaj, për të qenë më të qetë, ne duhet të mësohemi të presim më pak nga jeta. Sigurisht të dashurit tanë do të na zhgënjejnë, kolegët natyrisht do të na zhgënjejnë, miqtë pa ndryshim do të na gënjejnë… Asnjë nga këto nuk duhet të jetë një surprizë. Mund të na bëjë të trishtuar. Por, nëse jemi Stoikë, nuk duhet kurrë të na zemërojë.

Personi i mençur duhet të synojë për të arritur në një gjendje ku thjesht asgjë nuk mundet që papritmas të trazojë paqen e mendjes së tij. Çdo tragjedi duhet të futet në çmim. “E pse duhet të qash për pjesë të jetës?” pyeste Seneka: “E tërë jeta kërkon lotë.”

3. Paranoja

Është e lehtë të mendosh se ne jemi zgjedhur për gjëra të tmerrshme. Ne pyesim veten pse kjo gjë, apo ajo gjë, na ka ndodhur neve. Bëjmë veten tonë me faj, ose ia kthejmë drejtpërdrejtë helmin e hidhur botës.

Stoikët duan që ne të mos e bëjmë këtë: mundet që as të mos jetë faji ynë, as faji i dikujt tjetër. Edhe pse jo fetarë, stoikët qenë të magjepsur nga Perëndesha romake e fatit, e njohur si Fortuna, të cilën ata e morën si një metaforë të përsosur për fatin. Fortuna, e cila kishte tempujt e saj në të gjithë Perandorinë, u mbajt gjerësisht për të kontrolluar fatin e njerëzve, dhe u vlerësua si një përzierje e tmerrshme e bujarisë dhe vullnetit të rastësishëm dhe të lig. Ajo nuk ishte meritokrate. Ajo mbante një bri të bollëkut të mbushur me të mira (para, dashuri, etj.) në njërën anë, dhe një bujk, për të ndryshuar kursin e jetës në tjetrën. Në varësi të humorit të saj, ajo mund t’ju hedhi poshtë një punë të përsosur apo një marrëdhënie të bukur, dhe më pas minutin tjetër, t’ju shikojë të mbyteni për vdekje nga një halë peshku.

Është një prioritet urgjent për një stoik të respektojë thjesht atë pjesë të jetës që do të jetë gjithmonë në duart e këtij karakteri të çmendur. “Nuk ka asgjë për të cilën Fortuna nuk guxon,” paralajmëronte Seneka.

Duhet që të dyja këto të na bëjnë dyshues rreth suksesit dhe të butë me veten tonë pas dështimit. Në çdo kuptim, shumë nga ajo që marrim, ne nuk e meritojmë.

Detyra e personit të mençur është të mos besojë kurrë në dhuratat e Fatit: famë, para, pushtet, dashuri, shëndet – Këto nuk janë kurrë tonat. Kapja jonë pas tyre në çdo kohë duhet të jetë e lehtë dhe shumë e kujdesshme.

4. Humbja e perspektivës

Ne natyrisht e ekzagjerojmë rëndësinë tonë. Incidentet e vetë jetës tonë shfaqen shumë të mëdha, sipas mendimit që ne kemi për botën. Dhe kështu që ne stresohemi dhe na zë paniku, mallkojmë dhe hedhim gjërat nëpër dhomë.

Për të rifituar qetësinë, ne duhet që rregullisht reduktohemi në sytë tanë. Ne duhet të heqim dorë nga iluzioni shumë normal, por shumë shqetësues, që me të vërtetë ka rëndësi ajo që ne bëjmë dhe se kush jemi.

Stoikët ishin astronomë dhe rekomanduan soditjen e qiejve për të gjithë studentët e filozofisë. Në një shëtitje në mbrëmje, ngrini vështrimin dhe shihni planetet: ju do të shihni Venusin dhe Jupiterin duke ndricuar në qiellin e errësuar. Nëse muzgu thellohet, ju mund të shihni disa yje të tjera – Aldebaran, Andromedan dhe Dashin, së bashku me shumë të tjerë. Është një impresion i zgjerimeve të paimagjinueshme të hapësirës permes të gjithë sistemit diellor, galaktikës dhe kozmosit. Pamja ka një efekt qetësues të cilin Stoikët e nderonin. Përkundër një sfondi të tillë, ne kuptojmë se asnjë nga problemet tona, zhgënjimet apo shpresat, nuk kanë ndonjë rëndësi.

Ajo që ndodh me ne, ose ajo që ne bëjmë nuk ka ndonjë pasojë cfarëdoqoftë nga pikëpamja kozmike.

Përfundimi:

Ne kemi nevojë për stoikët më shumë se kurrë. Çdo ditë ne ballafaqohemi me situata që ata i kuptonin dhe që deshën të na përgatisnin për to.

Mësimet e tyre janë të errëta dhe të kthjellta, por në të njëjtën kohë, thellësisht ngushëlluese dhe në momente të caktuara, edhe deri diku qesharake.

Ata na ftojnë që të ndjehemi heroikë dhe sfidues përballë problemeve tona të shumta.

Ashtu si na kujtonte Seneka: “Shikoni në kycet tuaj. Atje – në çdo kohë – qëndron liria”.

Për të balancuar optimizmin e inatosur, apo të gëzuar dhe naiv të kohëve tona, nuk ka asgjë më të mirë se sa urtësia qetësuese, e hidhur dhe e ëmbël, e këtyre dijetarëve të lashtë. Bota.al / KultPlus.com

Të ngjajshme