17 Korrik, 2020 - 9:30 pm
Përgatiti: Albert Vataj
I pari është tip sundues.
Ata janë që nga fëmijëria e tej të karakterizuar nga prirja për të qenë më se agresivë dhe mbizotërues ndaj të tjerëve. Energjia e tyre, forca e përpjekjeve të tyre pas interesit personal, është kaq e madhe saqë ata priren të rrëzojnë çdo gjë ose çdonjërin që hyn në rrugën e tyre. Më energjikët midis tyre janë prepotentët dhe sadistët, disi më pak energjikë ata, që dëmtojnë të tjerët duke dëmtuar veten e tyre ku përfshihen alkoolistët, të droguarit dhe vetëvrasësit.
I Dyti është tip i varur.
Ata janë njerëz të ndjeshëm, të cilët kanë zhvilluar një guaskë rreth vetes, e cila i mbron, por ata mund të mbështeten tek të tjerët që t’i mbartin nëpër vështirësitë e tyre. Ata kanë nivel të ulët energjie dhe kështu bëhen të varur. Kur janë të tronditur, tek ata shfaqen simptomat neurotike, fobitë, obsesionet, shtrëngimet, ankthi i përgjithshëm, histeria, amnezia, e kështu me radhë, duke u varur në detajet individuale të mënyrës së jetesës.
Tipi i tretë është shmangës.
Këta kanë nivel më të ulët të energjisë, dhe mbijetojnë në thelb vetëm duke iu shmangur jetës, veçanërisht njerëzve të tjerë. Kur shkojnë në ekstrem ata tentojnë të bëhen psikopatë duke u tërhequr përfundimisht në botën e tyre personale.
Tipi i katërt, tipi i dobishëm shoqëror.
Ky është individ i shëndoshë, i tillë që ka së bashku interesin shoqërorë me energjinë. Sipas Adler, pa energji ju nuk mund të keni më të vërtetë interes shoqëror, ashtu siç nuk do të ishit i zoti të bënit ndonjë gjë për këdo tjetër.
Këto katër tipas kadegorizohen në…
Kolerik, i nxehtë dhe i thatë, i zemëruar gjatë gjithë kohës. Koleriku është afërsisht tipi sundues
Flegmatik, i ftohtë dhe i lagësht. Mund të ishte i plogësht. Ky është afërsisht tipi i varur.
Melankoliku, i ftohtë dhe i thatë, kanë prirje për të qenë vazhdimisht të trishtuar. Ky është afërsisht tip shmangës.
Sanguini, i ngrohtë dhe i lagësht. Ky person i qeshur, miqësor, natyral, përfaqëson tipin e dobishëm shoqëror.
Adler është i mendimit se çdo tip është unik me stilin e tij të jetës dhe ideja e tipave është për të vetëm një mjet orientues, një trillim i dobishëm, jo domosdoshmërish një realitet absolut. /KultPlus.com