4 Dhjetor, 2019 - 6:37 pm
Programi letrar “Reading Balkans 2020” fton shkrimtarët, eseistët, dramaturgët nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bullgaria, Romania, Serbia, Bosnja e Maqedonia të aplikojnë për rezidencë që nënkupton qëndrim 4 javor në rezidencën specifike, me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga programi.
Rezidencat do të mbahen në Slloveni, Serbi, Maqedoni, Kroaci, Tiranë, Prishtinë dhe në Sarajevë.
Qëndrimi 4 javor nënkupton angazhim në jetën kulturore të qytetit ku realizohet rezidenca, dhe një pushim nga angazhimet në vendin prej nga vjen autori për tu inspiruar më pas nga një qytet tjetër.
21 autorë nga Ballkani do të jenë fitues, dhe gjithsej 21 rezidenca do të realizohen në të gjitha qytetet e lartpërmendura, nga tre autorë për secilin qytet. Rezidencat do të mbahen nga muaji mars e deri në fund të vitit 2020. / KultPlus.com