12 Nëntor, 2018 - 5:30 pm
Më 14 Nëntor, në mënyrë solemne do të bëhet promovimi dhe hapja e Qendrës Kulturore për Filozofi dhe Art, në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Themelimi i qendrës është rezultat i punës së vazhdueshme 2 vjeçare të një grupi studentësh dhe ish studentësh, të përkushtuar ndaj njohjes dhe dijes.
“Kjo qendër njëkohësisht është edhe një koncept i ri tek ne dhe ka lind më shumë si nevojë e komunitetit dhe shoqërisë për të pasur hapësira të lira mendimi dhe debati”, shkruhet në njoftimin e qendrës.
Mjetet financiare për hapjen e qendrës u grumbulluan nga vullnetarët(individ dhe organizata) përmes platformës KOSOVA IDEAS.
Koncepti dhe puna që do të zhvillojë kjo qendër, do të shpaloset në ceremoninë e hapjes ku do të ketë edhe diskutim. Ceremonia do të shoqërohet edhe me një koktej rasti.
Lokacioni i kësaj qendre është në Prishtinë, tek Bregu i Diellit, Banesat e Bardha, rr. ‘Rifat Berisha’./ KultPlus.com