8 Qershor, 2018 - 10:30 pm
1.Do të gjeni një shteg të sigurt për të shpëtuar
Kur jeta bëhet e vështirë, dërrmuese, ose thjeshtë e mërzitshme, nuk është nevoja të gjeni prehje tek droga dhe alkooli. Kursejini paratë… Merrni një kartë biblioteke, ose filloni të shkarkoni disa prej atyre mijëra librave që ofrohen falas. Humbisni në një tregim. Humbisni në një botë tjetër. Është e mbartshme: është shtegu juaj personal i shpëtimit, kur duket se gjërat janë vërtetë shumë të ngarkuara.
2.Do të kuptoni se keni një familje
Dakord, keni prindër dhe ndoshta motra e vëllezër, dhe një mori hallash e xhaxhallarësh, tezesh e dajash, si dhe kushërinj, gjyshër e kështu me radhë. Ose ndoshta jo. Ndoshta ndiheni i vetmuar në botë, i braktisur. Nëse jeni jetim në kuptimin e vërtetë të fjalës, ose ndiheni si i tillë, nëse nuk përputheni fare me familjen që keni, duke u bërë një lexuesi rregullt, ju gjeni një mënyrë për të gjetur familjen me të cilën mund të përputheni. Është një familje mbarëbotërore, totalisht e hapur dhe me të vërtetë e jashtëzakonshme. Është familja e lexuesve. E të apasionuarve pas librave. E atyre që ndihen të varur nga letërsia. Bibliofilët. Bëhuni një prej tyre, dhe do keni një familje të zgjeruar e të kudondodhur.
3.Bëheni pjesë e një bisede globale, të përjetshme
Librat janë rruga me të cilën e shkuara komunikon me ne. Dhe librat janë rruga që ne komunikojmë, përmes kulturave dhe kufijve kombëtarë, përmes linjave shoqërore dhe ndarjeve klasore. Librat na lejojnë të hyjmë në jetët dhe botën e secilit, në një mënyrë krejt të rezervuar, por tre dimensionale.
4.Do të mësoni të flisni bukur
Leximi është rruga më pa mundime për të përmirësuar fjalorin tuaj, shqiptimin dhe aftësitë gramatikore. Lexoni më shumë, dhe do të keni mundësi të qeshni nën zë, kur shokët tuaj postojnë statuse të përditësuara në Facebook, me gabime skandaloze. Ju mund të korrigjoni përdorimin e gabuar që u bëjnë ata fjalëve të zakonshme. Mund të jeni “tirani” gramatikor, që keni ëndërruar gjithmonë të jeni.
5.Mezi do të presësh radhët, pushimet, sallat e pritjes
Kjo mund të jetë, në fakt, pika më e madhe e kthesës në jetën tuaj. Në vend që të trokasësh këmbën me padurim, duke bërë uf e puf apo të tregosh inatin dhe zemërimin në një mënyrë të papranueshme shoqërore, ti mundet thjesht… të lexosh. Kujtdo libri që i je futur momentalisht, duhet ta marrësh me vete, në xhepin ose në portofolin tënd. Nxirre dhe ke gjetur zbavitjen, shoqërinë, dhe stimulin intelektual. Të gjitha në një “paketë të lëvizshme”. Leximi të krijon mundësinë të jesh i lumtur në çdo kohë, kudo. Është superfuqi për të cilën gjithsecili ka nevojë.
6.Do të bëhesh një njeri më i këndshëm
Ti ndoshta nuk do t’ia dish që të bëhesh njeri më i këndshëm, por njerëzit në jetën tënde duan. Leximi të lejon të provosh emocionet e dikujt tjetër, gjë që të bën automatikisht të ndjeshëm ndaj atyre që të rrethojnë. Ndoshta nuk keni qenë asnjëherë viktimë e racizmit, abuzimit, ose varfërisë. Ndoshta ti nuk e di sesi ndihet dikush që ofron dashuri dhe nuk e merr mbrapsht. Ndoshta ty të duket më e lehtë të kritikosh, sesa të simpatizosh. Leximi nuk do të t’i shuajë krejt paragjykimet, por do të të ndihmojë shumë që t’i reduktosh. Dhe nxito, për të qenë më i ndjeshëm ndaj të tjerëve. Sepse kur ti jeton jetën e të tjerëve përmes librave, fillon të shohësh jetët e atyre që të rrethojnë. Jetë për të cilat nuk di asgjë, shkruan bota.al
7.Do të mësosh gjëra të reja
Edhe nëse gjithçka që ti lexon është trillim, mund të mësosh shumë rreth influencave kulturore, marrëdhënieve, historisë, frikës, psikologjisë njerëzore, shprehjeve të ndryshme të shpirtërores, efektet e luftës, mënyrat sesi robotët të pushtojnë botën, dhe se si superheronjtë ia dalin t’i mbajnë të pastra pelerinat e tyre. I gjithi informacion shumë i dobishëm. Do më shumë? Futu artit të bazuar në realen, biografive, historisë. Shmang librat për ngjarjet e momentit. Lexo histori në vend të kësaj; ti do të mësosh më shumë rreth ngjarjeve aktuale, duke lexuar për ato historike. Rend pas librave që fillojnë me: “Si të…”. Kujtime. Shkencë. Eksplorim.
8.Do të zbulosh se ishe më “budalla” se sa e kishe menduar
Përpara se të nisje leximin, ti mendoje se kishe një mëndje mjaft të hapur, apo jo? Mendoje se dije shumë, se ti kishe një perspektivë të zgjeruar për jetën, dhe një ide shumë të saktë për botën dhe mënyrën si funksiononin gjërat. Dhe pastaj ti fillove të lexosh. Ndoshta ata pak libra të parë nuk ishin ndonjë gjë e madhe. Ata ndoshta të mbajtën ty të sigurt në zonën tënde të rehatisë. Por sapo një tjetër pjesëtar i familjes së madhe të lexuesve të dha një rekomandim, ndjeve se skajet e mendjes tënde filluan të çahen e hapen paksa. Një dritëz të vogël nisi të depërtonte brenda dhe fillove të shihje pjesën e brendshme të mendjes tënde ashtu siç ishte në të vërtetë: e errët, me pluhur, dhe e mbushur plot hamendësime. Ti vazhdove të lexosh, dhe sa më shumë lexoje, aq më shumë ato të çarat filluan të hapen. Një nga një, ato hamendësime rrëshqitën dhe shkanë jashtë të çarave. Drita rritej. Ajri pastrohej. Fillove të populloje mendjen me gjëra të ndryshme: imazhe, biseda, perceptime, kuptime, të dhëna. Poezi. Fragmente jetësh të cilat nuk i ke jetuar, por që i provove përmes një libri. Emocione që nuk të përkisnin ty, por që i ndjeve po aq fuqishëm. Gjëra të vërteta, nga bota reale, në vend të atij rafti të vjetër të hamendësimeve dhe shpresave të kota.
9.Do të jesh më shumë krijues
Ndërsa e mbush mendjen tënde me material të freskët nga të gjithë këta libra, diçka e mrekullueshme fillon të ndodhë. Mendja jote zgjohet. Krijimtaria ka të bëjë me gjetjen e lidhjeve. Njerëzit krijues në jetë, ata që ne i admirojmë për zotësinë e tyre, janë ata të cilët mund t’i bëjnë ato lidhje me të vërtetë mirë. Ata kanë një fond të gjerë njohurish. Ata e lënë poezinë të depërtojë në shkencë, lënë besimin dhe historinë të ecin bashkë. Leximi të ndihmon të mbushësh mendjen tënde nga sa më shumë burime që dëshiron, dhe pastaj ta lësh të gjithë atë gjë të bukur të trazohet e të përzihet, në mënyrën që ti vetë dëshiron, shkruan bota.al
10.Do të bëhesh më shumë imagjinues dhe më pak i frikësuar nga të qenurit i çuditshëm
Kur lexon libra të cilat janë produkt i imagjinatës së dikujt tjetër, ti fillon t’i besosh vetë imagjinatës tënde, dhe ta përdorësh atë. Çfarë ideje madhështore! Ta përdorësh atë copë tru, në të gjithë potencialin e vet “të çmendur”. Leximi do të ndihmojë ta bësh atë. Nëse ti e ndien se mendja jote është e çuditshme, fillo të lexosh. Pas disa rendjeve përmes botës së surealizmit ose trillit shkencor, ti do të ndihesh si njeriu më normal në botë. Kush janë këta njerëz të çmendur, të cilët dalin me këto ide fantastike të çuditshme? Sigurisht, ti do të duash të lexosh më shumë. Dhe atëherë vetë imagjinata jote do të fillojë të bluajë çfarë ti ke lexuar, në jetën reale, do t’i shtosh në koleksionin tënd unik të informacionit, eksperiencë, edukim, dhe personalitet/portalb