Khaled Hossein: Ka vetëm një mëkat: vjedhja – çdo gjë tjetër është veç variant i vjedhjes

30 Gusht, 2019 - 5:30 pm

Khaled Hossein është një ndër autorët më të preferuar tashmë dhe shqiptarët e njohin përmes dy librave të përkthyer edhe te ne, siç janë: “Një mijë diej vezullues” dhe “Gjuetari i balonave”.

Romani “Njëmijë diej Vezullues” arriti të shesë një numër tejet të madh kopjesh dhe është një kronikë e pabesueshme e tridhjetë viteve të historisë së Afganistanit dhe gjithashtu, një histori thellësisht reale dhe e vërtetë e familjes, që gjen forcë dhe jetëson me dashurinë, besimin, miqësinë dhe njerëzoren.

Kurse “Gjuetari i balonave”, tregon historinë tronditëse dhe prekëse të transformimit të Amirit nga fëmijëria në moshën madhore gjatë tranzicionit të Afganistanit nga monarki në revolucion.

Në vijim, kemi përzgjedhur disa shprehje të tjera nga ibrat e e Khaled Hossein, që konsiderohen plot mesazhe njerëzore dhe janë shpërndarë me miliona herë në të gjithë botën

1. “Nga të gjitha vështirësitë që një personi i duhet të përballet me to, asnjëra nuk është më dënuese sesa thjesht akti i pritjes” – nga romani “Një mijë diej vezullues”.

2. “Dyshoj se e vërteta është ajo që të gjithë ne e presim.

Përkundër gjithë mosmarrëveshjeve të pakapërcyeshme, ne presim që diçka e jashtëzakonshme të ndodhë me ne”, – nga romani “Dhe malet oshtijnë”.

3. “Ka vetëm një mëkat.

Një të vetëm. Vjedhja!

Çdo mëkat tjetër është vetëm një variant i vjedhjes.

Kur vret një njeri, ia ke vjedhur jetën.

Vjedh të drejtën e gruas për të pasur një burrë, u vjedh fëmijëve babanë.

Kur i thua një gënjeshtër dikujt, ia vjedh të drejtën për ta njohur të vërtetën.

Nëse tradhton, ia vjedh të drejtën për besnikëri”, – nga romani “Gjuetari i balonave”.

4. “Një shoqëri nuk ka asnjë shans për sukses nëse gratë e saj janë të paarsimuara”, – nga romani “Një mijë diej vezullues”.

5. “Ishte vetëm një buzëqeshje, asgjë më shumë. Nuk ndryshoi shumë gjëra.

Nuk ndryshoi ndonjë gjë. Vetëm një buzëqeshje. Diçka e vogël.

Një gjethe në pyll, që dridhet nga rrahja e krahëve të një zogu të trembur.

Por do ta pres. Me krahë të hapur…”, – nga romani “Gjuetari i balonave”.

6. “Fëmijët nuk janë si librat për ngjyrosje. Ti nuk mund t’i mbushësh ata me ngjyrat e tua të preferuara”, – nga romani “Gjuetari i balonave”.

7. “Heshtja është paqe. Qetësi. Heshtje do të thotë të ulësh volumin negativ të jetës” – nga romani “Gjuetari i balonave”.

8. “Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë” – nga romani “Një mijë diej vezullues”

9. “Për ty, edhe 1000 herë të tjera” – nga romani “Gjuetari i balonave”.

10. “Jeta është një tren, hip në të” – nga romani “Gjuetari i balonave”

/supershendeti/ KultPlus.com

Khaled Hosseini fuller shot publicity photo (c) 2013 by Elena Seibert

Të ngjajshme