Khalil Gibran: Si u bëra i marrë

23 Prill, 2024 - 9:00 pm

Një ditë, para se shumë zotë të kishin lindur, u zgjova prej një gjumi të rëndë e pashë që m’i kishin vjedhur të gjitha maskat. Shtatë maskat që i kisha stilisur e përdorur gjatë shtatë jetëve. Vrapova pa maskë mes rrugëve plot njerëz, duke bërtitur: “Hajdutët, hajdutët, hajdutët e mallkuar!”

Burra e gra qeshën me mua e disa vrapuan të frikësuar drejt shtëpive. Kur mbërrita në treg, një djalosh i cili qëndronte mbi një çati thirri duke bërë me gisht nga unë: “Ai është i marrë!”

Ngrita kokën për ta parë e dielli më puthi fytyrën lakuriqe për të parën herë. Për të parën herë dielli me puthi fytyrën lakuriqe e shpirti m’u ndez prej dashurisë për diellin. Nuk i desha me maskat. Në ekstazë thërrita: “Qofshin bekuar hajdutet që m’i vodhën maskat!”

Kështu u bëra i marrë.

Në marrinë time i kam gjetur të dyja, lirinë dhe sigurinë. Lirinë e vetmisë dhe sigurinë prej të qenit i kuptueshëm prej të tjerëve që sa herë na kuptojnë, nënshtrojnë diçka tek ne. Por, me lejo mos jem shumë krenar për sigurinë. Edhe një hajdut në qeli është i sigurt prej hajdutit tjetër./Hejza/KultPlus.com

Të ngjajshme