10 Qershor, 2018 - 1:14 pm
Historiani i njohur kosovar, Jusuf Buxhovi në vitin 2012-të, pati publikuar studimin monografik dhe protokollet origjinale të Kongresit, në librin e tij “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878”, shkruan KultPlus.
Ai sot, në 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, publikoi kopertinën e këtij libri dhe shkroi disa fjalë.
“Ndihmesa ime për ndriçimin shkencor të kësaj ngjarje të madhe historike, që e riktheu shtetin shqiptar në histori: protokollet origjinale të Kongresit në tri gjuhë (frengjisht, gjermanisht dhe shqip), letrat kryesore drejtuar Kongresit nga ana e disa drejtuesve të saj, telegramet e shumta nga Kosova, Shkodra dhe Manastiri si dhe studimi monografik”, thotë Buxhovi./ KultPlus.com