5 Shtator, 2020 - 2:28 pm
Për të katërtën herë me radhë, poetët do të takohen në qytetin e Ferizajit për manifestimin poetik “Ora e Astritit”, shkruan KultPlus.
Afati për aplikim në këtë konkurs është mbyllur më 30 gusht të këtij viti, ndërkaq sot janë bërë të ditur edhe 20-të poezitë më të mira, prej të cilave katër prej tyre edhe do të shpërblehen me çmime.
Poezitë janë vlerësuar nga juria në përbërje prej tre anëtarësh: Xhevdet Bajraj, Biser Mehmeti dhe Arsim Hamiti.
Më poshtë keni listën e plotë të finalistëve.
Kjo orë letrare organizohet kushtuar Astrit Bytyçit, dëshmorit të lirisë dhe poetit nga Ferizaji. / KultPlus.com