“Kosova, në kapërcim të shekujve…” një libër i argumentuar dhe i dokumentuar

13 Gusht, 2024 - 1:29 pm

Libri shkencor “Kosova, në kapërcim të shekujve – Nga Luftërat Ballkanike deri te Lufta e Dytë Botërore”  me autorë Ruzhdi Jashari Dhe Donika Hoti.

Vëllimi i parë pasqyrojnë historinë e ngjarjeve të zhvilluara nga Kosova, duke filluar nga Kriza Lindore, në periudhën kohore një (1) vjeçare nga viti 1877 deri 1878 deri te Lufta e Dytë Botërore.

Libri ka një përmbledhje kronologjike të zhvilluara dhe një analizë të rrethanave kryesore politike dhe historike të cilat e dërguan në avanncimin ndërkombëtar të Kosovës, që u krijua nga Rusia, në Konferencën e Londrës gjatë viteve 1912 dhe 1913 dhe krijimin e shteteve të reja, në Evropën Juglindore (Ballkan).

Kapitulli i parë trajtojnë pozitën e shqiptarëve deri te shpërbërja (shuarja) e Perandorisë Osmane nga Evropa Juglindore. Në këtë kohë, shtetet fqinjë, si: Serbia, Greqia, Mali i Zi, fituan pavarësinë e tyre. Lidhja e Parë Shqiptare e Prizrenit, në historigrafinë shqiptare, konsiderohet si ngjarja kryesore e çerekut të fundit të shekullit XIX-të, si ngjarje mosunifkuese nga politika e brendshme dhe mungesa e mbështetjes së faktorit ndërkombëtar lidhur me mos arritjen e synimit kryesor të krijimiit të shteti autonom shqiptar, në kuadër të Perandorisë Osmane.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, në tetor të vitit 1912, Perandoria Osmane, në kuadër të cilës ishin katër (4) vilajete osmane me shumicë shqiptare, e cila pësoi disfatë ushtarake të tërheqje nga pjesa e saj evropiane, ndërsa Kosova dhe pjesët e tjera të territoreve shqiptare, u aneksuan nga Serbia dhe Mali i Zi, në Konferencën e Londrës, në periudhën një (1) vjeçare nga viti 1912 deri 1913.

Gjatë krijimit të aleancave Ballkanike, kur Rusia e influenconte frontin e koalicionit ballkanik kundër Perandorisë Osmane. Rusia do të bënte çmos që ta mbështeste platformat nacionaliste sërbe të (Garashaninit) dhe ato greke të (Megalo – Ideasë) kundër popujve jo sllave me besime të tjera, në rajon. Interesat gjeostrategjike të planifikuar nga Serbia dhe Bullgaria ishin një lloj planifikimi diplomatik në mes Greqisë dhe Serbisë, të cilat më vonë u bënë shkaku kryesor i fillimit të Luftës së Parë Botërore, ku preteksti i Sarajevës, u gjet të atentati mbi Franz Ferdinandin dhe kështu ndodhi fillimi i Luftës së Parë Botërore.

Ndërkohë, krerët shqiptarë, në kuadër të periudhës së krijimit të koalicionit Ballkanik Anti – Osman dhe luftës ushtarako – politike për pavarësi nga Perandoria Osmane lidhur me unifikimin politiko – ushtarake mbarë shqiptare, u mbajtë Kuvendi i Junikut. Në programin e tij ishin këto kërkesa, si: Njohja e autonomisë së Shqipërisë, vendosja e administratës shtetërore në territorin shqiptar, caktimi i gjuhës shqipe me alfabet, gjuha zyrtare dhe ngritja e flamurit kombëtar, në gjithë vendin dhe mbështetja nga Fuqitë e Mëdha.

Interesat strategjike të dy (2) Fuqive të Mëdha, si të Rusisë me hegjemoninë sllavo – ortodokse dhe Austro – Hungareze me pritje neoliberale për diplomacinë dhe veprimet politike dalin në sipërfaqe përmes marrëveshjeve të fshehta të diplomacisë botërore, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Një kontribut të rëndësishëm, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1912, e pati Prenk Bibë Doda, i cili tregoi solidaritetin e tij me Qeverinë e Ismajl Qemalit, duke vënë lidhje me forcat sërbe, të cilat e pushtuan pjesën më të madhe të Veriut, mirëpo i qëndroi besnik Princ Vidit, i emëruar nga Fuqitë e Mëdha, si sundimtar i Shqipërisë dhe në vitin 1919, në qeverinë e Turhan Pashës, i cili pati pozitën e zëvendëskryeministrit.

Marshimi i ushtrisë sërbe për pushtimin e tokave shqiptare, në kohën e shembjes se Perandorisë Osmane nën kërcënimin e armëve të koalicionit Ballkanik, Nikolla Pashiçi urdhëroi ushtrinë për okupimin e Shqipërisë dhe daljes në detin Adriatik.

Problemi i caktimit të kufijve me 20 dhjetor të vitit 1912, Konferenca e Ambasadorëve, në Londër morri vendim lidhur për të dhënë të drejtë Shqipërisë Autonome, duke u njohur nga Serbia vetëm të drejtën e për një dalje në Adriatik, pas tre (3) muaj më vonë e njëjta konferencë vendosi që Shkodrën, t’ja dorëzonin Shqipërisë. Mali i Zi e refuzoi këtë vendim të marrë nga Fuqitë e Mëdha, në këtë rast, Serbia e mbështetit Malin e Zi përmes ndihmës ushtarake dhe përforcimit të rrethimit të qytetit të Shkodrës.  

Ndërkohë, problemi i ndarjes së tokave të pushtuara midis Serbisë dhe Bullgarisë e konsideronte Serbinë, si shkelëse e traktatit të përbashkët të tyre, Bullgaria dhe Serbia lidhur me sulmet e Turqisë dhe ndarje e tokave të pushtuara bëri që Bullgaria të tërhiqej nga Aleanca Ballkanike dhe konfliktet filluan pasi që Serbia kundërshtoi tërheqjen e saj nga Maqedonia Qendrore. Ndërsa, Adrianopoja, u rikthye nga ana e Perandorisë Osmane, e cila ishte marrë nga ana e Bullgarisë.

Fuqitë e Mëdha, vendosën se në Shqipëri, ta dërgoj Princ Vidin lidhur me organizimin dhe mbikëqyrjen e shtetit shqiptar. Forcat qeveritare të Princ Vidit ndikuan që Esat Pashë Toptani, si humbës i kësaj përballje diplmatike të merret në mbrojtje nga italianët. Qeveria e Romës, e shikonte Esat Pashë Toptanin, si figurën më të përshtatshme për ta kundërshtuar ndikimin e Austro – Hungarisë dhe Osmane, në Shqipëri.

Në këtë rast, duhet theksuar kontributi i figures së Elez Jusufit, si luftëtarë kundër Perandorisë Osmane dhe përballë çetave luftarake fitimtare kundër hordhive sërbe deri në momentin e vdekjes së tij.

Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, e cila njihet në diplomacinë botërore, si “Lufta e Madhe”, në Shqipëri, u shpall “Republika e Mirditës”, në krye me Marka Gjonin, e cila gjatë Konferencës së Ambasadorëve, do të orientohet nga Qeveria e Serbisë, duke e anashkaluar Qeverinë e Tiranës. Figura e Marka Gjonit pati ndikim të lartë lidhur me konsolidimin e shtetit shqiptar dhe u braktis nga ana e masës së gjerë popullore, me rastin e orientimit dhe pozicionit të gabuar përballë Qeverisë së Tiranës. Gjatë këtyre rrethanave të krijuara ndikoi që sundimtari i Shqipërisë Mesme, Esat Pashë Toptani, të largohet nga Shqipëria.

Ndërkohë, Serbia dhe Mali i Zi vendosi ta bën ndryshimin e strukturës etnike dhe përpjekjet e idesë së Serbisë së Madhe, duke filluar përmes një fushate të gjërë të spastrimit etik, duke ndryshuar toponmet dhe antroponimet shqiptare. Një ndër arsyejet kryesore të shtetformit shqiptar me vonës është mos hartimi i alfabetit, në gjuhën shqipe dhe mungesa e hapjeve të shkollave, në gjuhën shqipe.

Në fund të Luftës së Parë Botërore, Serbia arriti qëllimin e unifikimit dhe krijimit të një qeverie. Ndërsa, qeveria sërbe ndërhyn në mënyrë masive në strukturën e popullsisë dhe në raportet pronësore të Kosovës. Përpjekja e parë lidhur me kolonizimin e Kosovës nga ana e Serbisë dhe Malit të Zi, u ndërmor në vitin 1914, mirëpo disfata sërbe në vitin 1915, i prishi këto plane. Në këtë rast, Serbia ishte elementi mbizotërues, jo vetëm për arsyeje të madhësisë së saj dhe ushtrisë fitimtare, mirëpo edhe për shkak se sundimtari i Serbisë, princi i kurorës së Aleksandër Karagjorgjeviçit, u shpall mbreti i shtetit të ri, i cili i referohet si “Jugosllavi”, këtë status e fitoi në vitin 1929, në kohën kur u aneksua Kosova gjatë periudhës kohore 1912 deri 1913, në Serbi ishte në fuqi kushtetuta e vitit 1903. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, çështja e ish – territoreve të Perandorisë Osmane në theks të veçantë territoret dhe tokat shqiptare ishin futur në okupimin serbo – malazez, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Gjatë kapitullit të dytë është trajtuar shpërthimi i luftërave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, të cilat së bashku me Konferencën e Londrës u çimentuan okupimin serbo – malazez, në Kosovë dhe përkohësisht u ndërpre gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ku vendin e trupave serbo – malazeze, e zëvendësuan trupat austro – hungareze dhe bullgare.

Pozicioni i Kosovës gjatë Luftës së Parë Botërore, në qershor të vitit 1915, ku ushtria sërbe dhe malazeze brenda një kohe të shkurtër arritën ta pushtojnë gjysmën e territorit shqiptarë përfshirë këtu Elbasanin dhe Tiranën. Pas disa goditjeve iu dhanë edhe viseve, si: Ferizajit dhe Kaçaniku, Mitrovicës dhe Pejës, ndërsa gjatë muajin nëntor, saktësisht nga data 26 nëntor deri me 3 dhjetor të vitit 1915, u suluam fshati Kabash, në komunën e Prizrenit gjatë të cilave u vranë dhjetëra ushtarë dhe ushtria sërbe përmes kësaj depërtoi, në Grykën e Lumës.

Depërtimi i Austro – Hungarisë, në Kosovë, solli avancimin në aspektin kulturor, ekonomik dhe arsimor, ku u lejua përdorimi i gjuhës shqipe, në administratë dhe filloi përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Vija përundimtare midis dy (2) zonave u përcaktua nga marrëveshja Austro – Hungareze me Bullgarinë, me rastin e kapitullimit dhe daljes nga lufta e Bullgarisë, në këtë rast Austro – Hungaria siguroi zonën bullgare të drejtën e përdorimit të hekurudhës Kaçanik – Ferizaj – Fushë Kosovë – Mitrovicë, si dhe të rrugës Ferizaj – Prizren – Shqipëri.

Pjesa jugore e Kosovës, përfshirë këtu shumicën e Rrafshit të Dukagjinit nga Prizreni deri në Gjakovë, Rrafshi i Kosovës deri në Prishtinë u pushtua nga trupat bullgar. Ndërsa, në hapësirë e Maqedonisë dhe Vardarit, popullsia civile u angazhua në punë e angarisë dhe dobësimit të rritjes së Bullgarisë dhe shpalosi preokupimet e administratës gjatë viteve 1916 deri 1917, në prapavijën e Frontit të Selanikut, zonë kjo u administrua nga bullgarët.

Ndërsa, fitorja e përbashkët e Austro – Hungarisë dhe Bullgarisë, shtyri udhëheqjen sërbe dhe ushtrinë e saj të tërhiqet në drejtim të jugut. Në aspektin gjeopolitik, Beogradi mbeti besnik në ndarjen territoriale në qarqet, rrethet dhe njësit e tjera, sipas ndarjes së vitit 1913, duke zgjeruar atë në krahinën e Hasit dhe Lumës, pjesë këto që ushtria i pushtoi dhe i mbante nën mbikëqyrjen e tyre ushtarake. Kështu, që Kosova ishte ndarë në qarqet, në atë të: Kosovës, Zveçanit dhe Prizrenit.   

Ndërkohë, ushtria sërbe dhe udhëheqja shtetërore u mblodhën në Korfuz me përkrahjen e Fuqive të Antantës dhe nga aty shumë njësi u dërguan në Frontin Ballkanik, ku gjatë vitit 1918 dhanë kontribut vendimtar lidhur me shpartallimin e Frontit Bullgare dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Rivaliteti diplomatike, të krijuara në mes Italiisë dhe Jugosllavisë, në Shqipëri dhe Italisë me Greqinë, ndërkohë Fiuma e njohur si “Rieka” dhe Zara, e cilat u shpallën, si shtetet e pavaruara në mbikëqyrjen e administrimit të Lidhjes së Kombeve, ku ky kompromis i propozuar për Adriatikun Verior dhe thelbin e ndarjes së Shqipërisë, sipas Traktatit të Fshehtë të Londrës.

Akti i nënshkrimit të marrëveshjes sekrete në mes Pashiçit dhe Esat Pashë Toptanit, pas vitit 1914 edhe pse Serbia ndodhej në luftë me Austro – Hungarinë dhe Bullgarinë, sunonte sigurimin e mos hapjes së frontit të ri në mes Kosovës dhe Serbisë përmes figures së Esat Pashë Toptanit, të sigurohet depërtimi i Serbisë pa ndonjë pengesë në drejtim të Adriatikut dhe nënshkrimin e Shqipërisë. Si rrjedhojë e pengesës së Pashqit, në realizimin e planeve të tij shihet Italia, e cila përmes Esat Pashë Toptanit, i cili ishte i dëbuar nga Shqipëria përmes forcave të Princ Vidit. Italia synonte depërtimin e saj në Shqipëri përmes nënshkrimit të Vlorës dhe viseve të tjera bregdetare të jugut. Në këtë rast, sipas italianëve dhe planeve të diplomacisë së tyre lidhur me mos prishjen e planeve të figures së Esat Pashë Toptanit, fitoi mbështetje nga italianën lidhur me kthimin e tij, si sundimtar i Shqipërisë.

Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, do të arrihet synimi sërb, që përmes krijimit të një mbretërie të bashkuar në mes serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, e njohur, si “Jugosllavi”, përfshirë këtu të gjithë sllavet e jugut brenda saj dhe sipas disa autorëve, duke pasur mbështetje nga Perandoria Osmane dhe Austro – Hungareze. Politika e Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene, premtoi respektimin e të drejtave të shqiptarëve etnikë, që jetonin në Jugosllavi, duke nënshkruar edhe aktet ndërkombëtare të kohës, që përcaktonin të drejtat dhe pakicat kombëtare me Traktatin e Shën Zermenit, i cili u unifikua nga Lidhja e Kombeve dhe këto qarqe u vendosën në administratën e tyre ushtarake – policore dhe civile.

Në aspektin ndërkombëtar, forcat liberale nxurën vend në Britaninë e Madhe, ndërsa Rusia ishte në përmbysje të Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, të prirë nga shtresat e gjera të punëtorëve dhe fshatarësisë. Nën udhëheqje shtetërore zuri vend forcat me prirje të drejtësisë sociale të klasave dhe shtresave të gjëra popullore, të prirura nga bolshevizmi, në krye me Leninin, duke krijuar një momentum të ri, në skenën ndërkombëtare.

Parimet e presidentit Uilson, parashikuan rivendosjen e paqes përmes Marrëveshjes së Fshehtë, në mes shteteve, ku dominonin interesat mbi zgjerimin e territorit, si fituese gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtë frikë e patën fuqitë e re të krijuara në Evropën Juglindore (Ballkani), si Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene, synimi kryesore ishte dominimi në tri (3) dete, si: detin Mesdhe, Egje dhe Adriatik.

Për presidentin Uilson, Traktati i Fshehtë, i Londrës ishte se Anglia dhe Franca, ta bindnin Italinë që të hynte në Antantë, në vitin 1915, kjo tregonte një intrigë nga diplomacia evropiane. Traktati përcaktonte se Italisë, t’i takonin territoret e mëdha të Adriatikut Lindor dhe Deti Egje, në rast të fitorës së Antantës. Traktati parashikonte se aleatët, sidomos Italia pretendonte shtrirjen në gjitha flotën detare, që lundronte flamuri i Austro – Hungarisë, ndër to ishin edhe anijet jugosllave, që ishin pranuar, që flota detare, në dorë të Jugosllavisë, që t’i takohej aleatëve, në rast të fitorës së Italisë. Ky traktat u botua, në mëyrë të detajuar me akte të tjera përkatëse me ndihmën e qeverisjes sovjetike, pas revolucionit të Tetorit të vitit 1917.

Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene ishte ftuar nga ana e Konferencës së Paqes, në Paris, pas shpalljes së saj, si “Mbretëri” me 1 dhjetor të 1918. Situatat e krijuara politike, u manifestuan me kryengritje, duke përfshirë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninën. Ushtria sërbe përmes organizatave të ndryshme vullnetare, vendosi një regjim të centralizua me qëndresën e fuqishme të popullsisë josllave.

Në kuadër të mbretërisë ishte partia e “Xhemijetit” dhe “Partia Komuniste”, që do të ndiqen nga ana e pushtetit të Mbretërisë Serbo –Kroate – Sllovene, pushtetin qendror e pati monarku dhe të drejtat dhe fuqitë e mëdha ishin nën ekzekutimin e pushtetit të tij.  Partia e “Xhemijetit”, në zgjedhjet e vitit 1923 kërkoi të drejtat e shkollimit, në gjuhën shqipe dhe përfaqësimi propocional, në administrimin shtetërorë. Ndërsa, më vonë udhëheqësit politik filluan të burgoseshin dhe vriteshin, që shiheshin si pengesë për zbatimin e projektit për dëbimin e shqiptarëve.

Kosova gjatë periudhës kohore në mes dy (2) Luftërave Botërore, mbretëria e krijuar në krye me Pjetri I nga Dinastia e Karagjorgjeviçe pati gjithsej dymbëdhjetë (12) mijë banorë. Pjesën më të madhe e përbënin shqiptarët, bosnjakët, hungarezët dhe gjermanët, mohimi i të drejtave kombëtare të popujve josllave ishte një problem i madh për shtetin e ri.

Qëllimi i reformave agrare, në Kosovë ishte konsifikimi i tokave dhe pasurive të shqiptarëve, ku marrëveshjet e arrituara ndërkombëtare për të drejtat e pakicave ishin vetë mbulesë letrash para opinionit të jashtëm, ndërsa territorin e praktikuar të vitit 1877 dhe 1878 dhe atë të vitit 1912 deri 1913, rifilluan t’i zbatonin metodat e reja.

Rrethanat ndaj shpërnguljes së dhunshme dhe represionit mbi popullsinë shqiptare, solli krijimin e organizimit të Lëvizjes Nacional Çlirimtare, të Kosovës në akronimin e Lëvizjes Kaçake, e udhëhequr nga Azem Galica dhe shoqja e tij Shote Galica, shuarja e saj vjen me vrasjen e Azem Galicës. Pas këtyre rrethanave, shumë klerikë patriot me iniciativën private hapnin shkolla fillore nëpër fshatra, në mënyrë që anën e tyre mos ndikon që popullësia që mos shpërnguljen.

Ndërkohë, për t’i eliminuar dhe shmangur konfliktet të përmasave të gjëra nga Fuqitë e Mëdha formohet Zona Neutrale e Junikut, e cila ishte një arritje e marrëveshjes ndërshtetërore në mes Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene gjatë periudhës kohore 1921 deri 1923.

Përpjekja e përfaqësuesëve të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës drejtuar nga Konferenca e Londrës dhe Lidhja e Kombeve lidhur për çështjen e statusit të Kosovë brenda kufijve të Shqipërisë nuk u kurorëzua me ndonjë status “special”, të avancuar në aspektin politiko – territorial. Qëllimi i tij ishte për ta prezantuar çështjen e Kosovës, në Konferencën e Versajës, mirëpo nuk u arrit për arsyeje se u pengua nga italianët. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, zgjodhi si qendër të veprimtarisë së tij qytetin e Shkodrës.

Komiteti të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës orientoi organizimin e luftës guerile në viset e Shqipërisë, si dhe pandreprerë zhvillojë aktivitetin politik dhe diplomatik, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Komiteti do të bënte thirrje për një kongres mbarëkombëtar, i cili shpalli programin e tij me 1 janar të vitit 1920, që do të njihet si “Kongresi i Lusnjës”. Kongresi i Lusnjës u cilësua si kongresi i mbrojtjes së interesave kombëtare, megjithatë për pasojë, do të kemi viset e mbetura nën okupimin sërb, si: Kosova, Presheva, Maqedonia Veriore dhe Lindore, Pazari i Ri, Hoti, Plava, Gucia dhe Ulqini, si dhe Çamëria nën okupimin e Greqisë. Fryma e Kongresit të Lusnjës depërtoi në krahinat shqiptare, të aneksuar nga Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene.

Ndërkohë, erdhi kërkesa e Pashiçit, ku kërkohet kuislingë brenda krerëve shqiptarë, që t’i instruktonte kundër Qeverisë së Tiranës për interesat sërbe, kështu se Pashiçi, do t’i dalë me programin e tij përmes krijimit të “Republikës së Pavarur, të Mirditës”, në krye me Marka Gjonin.  Komiteti për Mbrojtje Kombëtare të Kosovës, riorganizoi me iniciativën e Hasan Prishtinës dhe Hysni Currit një politikë paqësore ndërshqiptare e njohur si “Komiteti Kombëtar për Kosovës dhe Dibrën”.

Kolonizimi i Kosovës dhe dëbimi i shqiptarëve, prej vitit 1912 deri 1939, filloi menjëherë pasi Rrafshi i Kosovës ishte nënshtruar nga politika sërbe nga fillimi i Luftërave Ballkanike. Pjesa e Rrafshit të Dukagjinit, u bë pjesë e Malit të Zi, që nga Lufta e Parë Ballkanike dhe duke vazhduar deri në kohën e Mbretërisë Jugosllave.

Ligjet e krijuara nga principata sërbe qysh nga viti 1878, me rastin e dëbimit të shqiptarëve nga rajonet e Shqipërisë së Vjetër, në rrethet e Nishit, Prokupljes, Bllacës, Vranjës dhe Leskoviçit dhe vendbanimet e tjera, që pasuria e vjetura dhe shtëpitë e shqiptarëve të dëbuara se bashku me tokat e tyre, t’i ndajnë përmes rregullave të krijuara me ndihmën e shtetit. Shumë toka u konfiskuan, mandej edhe tokat e pronarëve të Lëvizjes Kaçake dhe Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovë dhe familjeve të pasura.

Në kushtet dhe rrethanat e krijuara diskriminuese, shumë qytetarë të rajoneve, tashmë në administrimin të Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene vërshuan në ambasadën e Republikës së Shqipërisë për marrjen e vizave të emigrimin në drejtim të Shqipërisë. Të gjitha ata që aplikonin për një (1) vizië shqiptare dhe ndihmuan krijimin e rrethanave të kushteve më lehtësuese, u nxitën nga Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene. Klerikët shqiptarët të kishës katolitike përndiheshin, Shtjefën Gjeçovi nën pritjen e organizuar nga Pashiçi, në shpatiet e Zymit, u pushkatua dhe gjithçka çka kishte të bënin me shqiptarët dhe gjuhën shqipe persekutoheshin. Gjithashtu, pati ekzekutime dhe burgosje ndaj atyre që flisnin dhe propagandonin kulturën, historinë dhe alfabetin, në gjuhën shqiptare dhe i këtillë ishte rasti i ekzekutimit të Gjeçovit.

Kapitulli i tretë, trajtojnë mbijetesën e Kosovës nën okupimin sërb, duke filluar pas mbajtjes së Kongresit të Berlinit, në vitin 1878, u formua vilajeti i ri, i Kosovës, ku këtij vilajeti i takonin pjesët e Vilajetit të Bosnjës dhe Prizrenit dhe kryeqytet ishte Prishtina, ndërsa më vonë, në vitin 1887, kryeqendra e valilëkut u bart, në Shkup. Në periudhën e Perandorisë Osmane, Kosova për disa dekada qendër kryesore e kishte Shkupin, ndërsa Maqedonia qendër kryesore të Vilajetit e pati Manastirin.

Ndërsa, nën okupimin sërb pësuan ndryshime organizative, Kosova parashikohet të ketë organizim të ri administrativ përmes banovinave (rretheve). Në Kosovë, shumica e popullësisë ishte shqiptare, sikurse në Maqedoni, shqiptarët dhe bullgarët, që shumica jetonin në Maqedoni ishin qytetarë të rendit të dytë. Në vitin 1918, serbët në Kosovë përbënin një të tretën (1/3) e popullsisë, në Maqedoninë e Vardarit, në mesin e popullsisë së sllave të jugut, shumica kishin idenitetin bullgar. Pas Luftës së Parë Botërore rrethanat ushtarake dhe politike shqiptare, u futën në një hapësirë manovrimit dhe kështu dy (2) rrugë u dukeshin praktike, si arritja e koalicionit politik me praktikat të Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene.

Sa i përket aneksimit të dhunshëm të Kosovës, këto ndryshim e administrative garatoheshin me Kushtetutën e Vojvadanit me 28 qershor të vititi 1921, e cila parashikonte ndarjen administrative të krahinave, në përputhje me synimet borgjeze sërbe. Me shpalljen e shtetit të ri të Jugosllavisë, dianstia e saj u përmbys dhe disa nga pjesë të Austrisë dhe Bullgarisë, duke përfshirë Slloveninë dhe territoret e Kroacisë. Serbia ishte elementi mbizotërues, jo për arsye të madhësisë së saj dhe ushtrisë fitimtare, mirëpo edhe për arsyeje se sundimtari i Serbisë, princi i kurorës së Aleksandër Karagjogjerviçi u shpall mbreti i ri i njohur i Jugosllavisë.

Pozitën e rëndë e patën popujt josllavë, si: shqiptarët, hungarezët dhe gjermanët, ku atyre iu mohua e drejta e shkollimit, në gjuhën amtare, kulturës dhe trashëgimisë. Për popullsinë shqiptare filloi një politikë e rëndë, duke iu privua e drejta për arsim dhe filloi procesi i reformave agrare me të cilën filluan marrja e tokave shqiptare në emër të “Reformës Agrare” dhe taksat diskriminuese të rënda për banorët shqiptarë.  Sipas doktrinës sërbe, shqiptarët ose duhet të ishin të besimit islam – mysliman mund të kishte të krishterë, mirëpo jo edhe besimit ortodoks, ku sipas tyre të ortodoksët u takonin kishat sërbe sllave. Ky veprim përdorej për arsimilimin e shqiptarëve të këtij besimi, ku gjuha që flitet ishte detyruese gjuha sërbe dhe për shqiptarët e besimit krishter pati lehtësira ekonomike dhe lirimet nga taksat shtetrërore.

Pas fitorës së Antantës në Luftën e Madhe ndaj Fuqive të Evropës Qendrore, Serbia e cila ishte në anën e koalicionit në mes Francës, Anglisë dhe Rusisë, e llogariste vetën si fituese, kështu iu kthyen dhunimet dhe apartedit mbi shqiptarët. Krahas shkatërrimit ekonomik dhe shpërnguljes filloi menjëherë mbyllja e shkollave, në gjuhën shqipe, që kishin zënë fillesat e tyre gjatë sundimit të Austro – Hungarisë.

Një rol kryesor e pati Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, represionit të serbëve ndaj banorëve autoktonë shqiptarë iu kundërvuan me rezistencë të armatosur në drejtim të Komitetit, i cili me programin e tij punonte për çlirimin e Kosovës. Qëllimi esencial i politikës sërbe vazhdon me ndërtimin e strukturës etnike dhe zhbërja e Kosovës.  

Që nga viti 1918, shqiptarët e Kosovës, në shumë mënyra janë trajtuar si qytetarë të Jugosllavisë, pasi që ata patën të drejtën e votës për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese dhe për përfaqësim në parlament dhe shërbim ushtarak. Me rastin e votimit të Kushtetutës së vitit 1921, deputetët shqiptarë të Kosovës, të udhëhequr nga Nexhip Draga votuan për miratimin e saj, megjithëse se kjo ndodhi para se gjithash për shkak se ata ishin pronarë tokave, të cilat për mbështetjen e tyre, e siguruan disa koncensione të vlefshme për çështjen e copëtimin e çifligjeve feudale osmane.   

Shumica e popullsisë shqiptare e Kosovës nuk pati të drejtë t’i gëzonte të gjitha të drejtat e zakonshme të Jugosllavisë, ku kufizimi kishte të bënte me gjuhën shqipe. Sipas Traktatit për Mbrojtjen e Pakicave, që u nënshkrua kundër vullnetit në vitit 1919, Jugosllavi premtoi sigurimin e shkollave fillore, në gjuhët vendase, në të gjithë rajonin dhe një përqindje të konsiderueshme ishin popullësi në një tjetër, që dallohej nga gjuha zyrtare, e cila ishte gjuha serbo – kroate.

Në Kosovë, tradita shumë e hershme e arsimimit, sipas të dhënave të Dhimitër S. Shuteriqit hasen me shfaqen e fshatit në Stubëll, në Malësinë e Karadakut, në vitin 1555, ku në vitin 1584 filloi tradita e arsimit në gjuhën shqipe, ku ishte rasti i parë, në Kosovë. Shumica e intelektualëve të kohë më vonë përmes rifunskionalizimit të kësaj shkolle të misionit katolitk, që përhapën diturisë shkollore të liturgjisë, në gjuhën shqipe, do të dalin shumë intelektual, si zë të fuqishëm të arsimimit dhe kulturës sonë, në mesin e të cilëve ishte edhe Shtjefën Gjeçovi.

Shkolla shqipe u kufizua nga Porta e Lartë gjatë periudhës tre (3) vjeçare nga viti 1915 deri 1918, Kosova ishte e ndarë në dy (2) zona, në zonën e Austro – Hungarisë përfshirë këto qytete, si: Mitrovica, Vushtria, Istogut, Gjakova dhe disa fshatra të rrethinës së Prizrenit, Zhurit, Drenicës së Epërme dhe Ferizajit.  Zonat okupuese nën Austro – Hungarisë lejuan hapjen e shkollave, në gjuhën shqipe. Pas kthimit të trupave serbe në vjeshtë të vitit 1918, shkollat shqipe të hapura nga Austro – Hungaria u mbyllën.  Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene ndërtoi një sistem të tij shkollor, i cili ndiqte dy (2) qëllime thelbësore nga njëra anë synohej, që gjuha serbo – kroate, të imponohej si gjuhë shtetërore dhe nga ana tjetër të pengohej krijimi i një orientimi etno – nacional të popullsisë shqiptare.

Ndërsa, shkollat jofetare, të bashkësive të tjera gjuhësore u ndaluan, që do të thoshte se shkollat fetare islamike mund të jepnin mësim në gjuhën shqipe dhe turke. Shteti shtypte shkollat shqipe në kundërshtim me dispozitat për të drejtat e pakicave, ai në të njëjtën kohë shprehimisht e përkrahte shkollat fetare myslimane, prej tyre pritet të stimulonin identitetin religjioz.

Në Shkup, ekzistonte dy (2) medrese, ku shkollohej kuadri fetar mysliman, Medreseja “Mbreti Aleksandër” ishte shtetëror dhe kuadri i saj ishte më i ngritur, ndërsa medreseja “Isa Beu” ishte shkollë fetare e bashkësisë islame me kuadër mësimor më të përgaditur. Nga këto institucione shkollore, në theks të veçantë nga “Mbreti Aleksandër”, krahas kuadrit fetar, doli një plejadë patriotësh dhe intelektualësh, ndër ta ishin shkrimtarët të njohur të shekullit XX-të Esat Mekuli dhe Hivzi Sulejmani dhe shumë të tjerë.

Në Zonën Neutrale me qendër Junikun, të shpallur nga Shoqata e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorëve me 18 nëntor të vitit 1921 nga inicimi i politikavev anglo – franceze, që shkonte në rrethanat për njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë. Represioni i politikës sërbe ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, në avancimin e drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave dhe nënshkrimet e akteve lidhur me të drejtat sociale dhe pakicave nacionale, forma dhe metodat e represionit mbi shqiptarët u legalizuan me dokumentet shtetërore.

Kosova ishte me një popullatë, prej gjashtëdhjetëetetë përqind (68%) me shumicë shqiptare dhe përsëri u pushtua nga ushtria sërbe. Nga viti 1924 deri 1927, anëtarët e kaçakëve shqiptarë rreth dhjetë (10) mijë shqiptarë luftuan kundër administratës sërbe. Radhët e këtij popullit fatkeq u shtuan me refugjatë nga Jugosllavai dhe Greqia rreth tetëdhjetë (80) mijë persona të mbetura pa asnjë, shumë prej tyre ndërruan jetë nga uria dhe qëndrimi jashtë në emër të këtyre njerëzve fatkeq nga sekretari i Legatës Britanike, në Shqipëri u bë thirrje për ndihmë.

Duhet theksuar se resurset e xehorëve të njohura të arit dhe argjendit, si dhe plumbit e zinkut, në minierat e Novobërdës dhe Trepçës së bashku me përpunuesit e arit dhe argjendit nga punëtorët nga Prizrenit, Pejës dhe Janevës.  Gjatë okupimit të Kosovës dhe viseve shqiptare për shqiptarët, sollën varfërinë ekstreme në shumë anë të Kosovës, në periudhën mes dy (2) Luftërave Botërore, shënoheshin rastet e vdekjes si pasojë e urisë dhe mungesës së ushqimit.  

Sa i përket ndryshimit të strukturës së popullsisë dhe represionit shqiptarë në Kosovë, politika sërbët buron nga mendësia strategjike e Beogradit, e cila ishte e ngjashme e pikëpamjen sërbe mbi shqiptarët që ekzistonte edhe para viti 1918. Programi nacional sërb me së shumti doli në pah në memorandumet e Vaso Çubrilloviçit nga viti 1937 deri 1944. Për shpërnguljen e dhunshme për në Turqi ishin hartuar aktet legjislative dhe memorandumet akademike shkencore dhe ingritur institucionet e koomiteteve specifike lidhur me zbatimin e shpërnguljes së shqiptarëve. Mbretëria Sërbo – Kroate – Sllovene hartoi legjislacionin për implementimin e projektit agraro – kolonizues, duke filluar me ligjin me 25 shtator të vitit 1919, për të vazhduar me shpërnguljen e dhushme të shqiptarëve në Turqi deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Reformat agrare nuk ishin kundërshtuar as nga Lëvizja Kaçake për Çlirimin e Kosovës, nëse ligji e mundësonte një reformë agrare të mirëfilltë, që të rregulloheshin pronat e çifligjeve të mëdha të trashëguara nga Perandoria Osmane. Në fakt, përmes këtyre fshihej kolonizimi dhe shpërngulja e shqiptarëve, kjo politikë e dëbimit të Kosovës, u institucionalizua dhe me Memorandumin e akademikut serb Vasa Çubrilloviçit, i cili paraqiste metodat dhe strategjinë të cilët duhej ta përdorte qeveria e Beografit për të mbyllur problemin shqiptar.    

Ndërkohë, Jugosllavia me 24 mars të vitit 1922, do ta pranonte në mënyrë zyrtare shtetin shqiptar. Qarqet dhe kishat sërbe mendonin se ky veprim i tyre përmes aktit të njohjes së Shqipërisë, në kufijtë që Konferenca e Ambasadorëve po i përcaktonte me problemin që Serbia e mbante të hapur kërkesën mbi Shën Naumin me krijimin artificial të rastit të njohur si “Republika e Pavarur të Mirditës”, përmes Gjon Marka Gjomit dhe inicidentët kufitare, si dhe ndërhyrjet, që krijonte në rrethinat e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës, çështja e Kosovës as që mund të hapej në tryezën e visedimeve dhe as në aspektin ndërkombëtar nuk do të hapej si çështje.  

Pozicioni i Shqipërisë karshi Serbisë dhe problemi i Kosovës nënkuptonte krijimin e një shteti ekonomik dhe ushtarak në Evropën Juglindore (Ballkan), e cila do të kishte ndikimin e saj në kontrollimin e ujërave të Adriatikut. Dy fuqitë e Adriatikut, u futën në konflikt, meqë Beogradi po ndërhynte gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Në mes viteve 1925 deri 1928, Shqipëria u fut në varësi ekonomike dhe politike përmes një vargu të marrëveshjeve. Në një pakt ushtarak të fshehtë, prej datës 23 deri 26 gusht të vitit 1925, në rast të një lufte, i zotëronte Shqipërinë dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë, në Jugosllavi, Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore.

Dy fuqitë e Adriatikut, u futën në konflikt, meqë Beogradi po ndërhynte gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Në mes viteve 1925 deri 1928, Shqipëria u fut në varësi ekonomike dhe politike përmes një vargu të marrëveshjeve. Në një pakt ushtarak të fshehtë, prej datës 23 deri 26 gusht të vitit 1925, në rast të një luftë, i zotëroi Shqipërinë dhe viset e tjera të banuara me popullësi shqiptare, në Jugosllavi, Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore.  

Politika e jashtme e shtetit jugosllav gëzonte mbështetje të shteteve të ish – Bllokut të Antantës, veçmas të Francës. Nga Franca dhe Anglia, shteti jugosllav pati mbështetje politike dhe financiare deri në gjysmën e dytë të viteve të 30-ta. Me rekomandimet e Francës, Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene mori iniciativën së bashku me Rumanisë dhe Çekosllovakinë krijuan aleancë të përbashkët politike dhe ushtarake, e cila njihet, si “Antanta e Vogël”.

Marrëdhëniet tradicionale me Rusinë, me ardhjen e forcave komuniste në pushtet me Revolucionin e Tetorit të vitit 1917, u ndërprenë. Kundërshtarët politik të Leninit dhe bolshevizmit, shumica ishin larguar nga Rusia në vendet e tjera, kryesisht perëndimore, mirëpo shumica e tyre për shkak të lidhjeve tradicionale u vendosën në Beograd.  Në përputhje me këto zhvillime, Shqipëria do ta fitonte gjasat e mira të mbijetimit dhe forcimit me kusht që të ngulfatej nga brenda siç ndodhi në prag të Luftës së Parë Botërore, ndërsa çështjet e pakicave, që duhet mbrojtur në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe pakoja e të drejtave kulturore dhe fetare, që hyrën në fuqi me Konventën e Lidhjes së Kombeve.    

Për zgjedhjen e fuqisë kujdestare të memorandimit të 14 prillit, kërkohet që të merrej edhe mendimi i Shqipërisë. Kështu ishin shfaqur dy (2) rryma, në rrymën e Turhan Pashës, që njësohej me Memornadumin e datës 14 prilli, i cili e orientoi drejt Italisë edhe pse në tekst bëhet fjalë, se cila do të ishte dëshira e Shqipërisë. Karshi Kosovës dhe viseve të tjera të aneksuara prej Serbisë, shihej qarqë nga liderët e botës shqiptare të kohës, ku proamerikanizimi ishte shprehur përmes kërkesës zyrtare për mundësinë e vënie së një protektoriatit fillestar për konsilimin e shtetit dhe pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkohë, në Kosovë filloi shtypja nga brenda, duke përfshirë identitetin shqiptarë të Kosovës përmes përvetësimit të kishës ortodokse shqiptare, që mbiemrat e shqiptarëve të rregjistroheshin me prapashtesën “Viç”, lansohej për shqiptarët e Kosovës nga një identetit në një tjetër nga identit etnik i tyre. Disa koncensione njihet edhe Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene, që parashikonte të kishte të drejtën të ndërtonte dhe shfrytëzonte vijën hekurodhore, në Shqipërinë e Veriut dhe të gëzonte çdo lloj lehtësisë, në këtë zonë të trasportit ndërkombëtar. Parashihej edhe një “Kontroll mbi zhvillimin e Bunës”, kontrolli që mund t’i ndahej Italisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene.

Konferenca e Ambasadorëve me zhvillimet të mëvonshme, i hoqi këto ndikime dhe zona të interesit të Serbisë dhe Italisë brenda kufijve të Shqipërisë. Në Konferencën e Paqes, në Paris, e cila pas mbylljes së punimeve me 10 prill të vitit 1921 dhe pas që me 9 nëntor të vitit 1921, do t’i aprovojë kufijtë e Shqipërisë dhe ajo pas dhjetë (10) ditësh, do të jetë e pranuar në Lidhjen e Kombeve, që do të monitoronte sjelljen e shtetit shqiptar, në çdo aspekt. Krahas kartës së trysnisë ndërkombëtare kundër Lëvizjes Irredentiste të Jugosllavisë, Parisi ia konformoi pushtimet e vitit 1913 dhe ato që ia kishte dhënë Beogradit, Konferenca e Londrës e detyroi që vepronte kundër Lëvizjes Irredentiste.

Vendimet e Kongresit të Lusnjës dhe veçanërisht protestat që iu dërgua Konferencës së Paqes, në Paris, lidhen në nënyrë efektive me një gjallërim të përgjithshëm të Lëvizjes brenda vendit, mirëpo edhe me një faze të re të shqyrtimit të çështjes shqiptare, në arenën ndërkombëtare. Kongresi i Lusnjës për Shqipërinë dhe shqiptarët shënonte një (1) kthesë vendimtare drejt rrugëtimit në proceset e shtetformimit, Kosova dhe Çamëria nuk kishin vëmendjen e duhur karshi kërkesave historike, që koha shtronte para shqiptarëve. Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, Kosova u shndërrua në një krizë të re rajonale dhe ndërkombëtare.

Projekti i Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve dhe marrëveshja jugosllave – turke u favorizuar nga qeveria e Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene dhe kisha ortodokse sërbe, duke pasur autorësinë e Akademisë Sërbe të Shkencës dhe Instituti të Ballkanologjisë, në Beograd, deklaroi lidhur me Dëbimin e Shqiptarëve, se: “Ai shtet që e zotëron Kosovën, do ta menaxhojë tërë Ballkanin, duke qenë se nga këtu rrjedhin ujërat në drejtim në tre (3) deteve, të Adriatikut, Egjeut dhe Detit të Zi”.

Sipas Çubrilloviçiit, Rrafshi i Dukagjinit dhe Malet e Sharrit, do të fitonin skajet e trekëndeshut shqiptar dhe kodrat vështirë të depërtueshme në jug dhe shqiptarët e Kosovës, do të izoloheshin nga shteti shqiptar.  Në vitin 1933, Jugosllavia dhe Turqia filluan negociatat përkatëse të cilat përfunduan me 11 korrik të vitit 1938, me një marrëveshje. Turqia u tregua e gatshme që nga viti 1939 deri me 1941, t’i pranonte shumë anëtarë nga banovinat e Vardarit, Zetës dhe Moravës, që përfshinte nga mbarë territori i Kosovës dhe Maqedonisë së Vardarit.

Qysh në vitin 1930, tre (3) priftërinjtë, të cilët e dorëzuan një peticion në Lidhjen e Kombeve shkruan se në vitin 1912, dhjetë (10) mijë shqiptarë kishin ikur nga Shqipëria dhe trembëdhjetë (13) të tjerë, në Turqi. Shteti jugosllav me zbatimin e Konventës Turko – Jugosllave, do ta realizonte spastrimin etnik, të trojeve shqiptare. Ndërsa, në gjysmën e dytë, të vitit 1938, ndryshoi situata politike, në Evropë. Në kohën kur bota ishte në prag të fillimit të një lufte të re dhe si rrjedhojë edhe Konventa humbi rëndësinë për Turqi, e cila nuk pranoi ta ratifikonte atë.

Diplomacia jugosllave, pas bisedimeve të gjata me Qeverinë Turke, me 11 korrik të vitit 1938, arriti ta hartonte, në Stamboll, Konventën Turko – Jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve, në Turqi me emrin “Rregullat e migrimit të popullatës turke nga rajoni i Serbisë Jugore, të Jugosllavisë”. Sipas kësaj konvente parashikohet nga viti 1939 deri 1944, të shpërnguleshin në Turqi rreth katërqind (400) mijë shqiptarë, të cilët do të vendoheshin, në shkretirat e Anadollit.

Roli dhe përpjekjet e Xhemijetit për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë me krijimin e Jugosllavisë, kërkuan njohjen dhe të drejtat kombëtare legjitime dhe bashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë, ndërsa kroatët, sllovenët, bosnjakët, maqedonasit luftonin për një shtet të pavarur për kalimin e pushtetit, prej qendrës në periferi, në kundërshtim me centralizim serb, që luftonte për të mbajtur shtetin jugosllav nën dominimin dhe udhëheqjen e tyre.  Shtrirja e aktiviteve të partisë politike të “Xhemijetit”, filloi me pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare të viteve 1919 deri 1924 dhe angazhohej për implementimin e projektit agraro – kolonizues, duke filluar me ligjin nga 25 shtator të vitit 1925 dhe për të vazhduar me shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Krijimi i forcave të para politike në Shqipëri filluan me themellimin e institucioneve të para parlamentare të vitit 1920, ku në Kongresin e Lushnjës, u krijua Këshili Kombëtar. Partia e Parë u themelua Partia Popullore, me 10 tetor të vitit 1920, e drejtuar nga Fan Noli dhe Ahmet Zogu, Eshref Frashëri dhe Luigj Gurakuçi. Ndërsa, një (1) muaj më vonë deputetë të tjetër politike e quajtur “Partia Përparimtare Shqiptare”, me drejtues nga figurat e njohura të Veriut, si: Hoxhë Kadri Prishtina, Hasan Prishtina dhe Bajram Curri. Ndërsa, në vitin 1921, hyjnë në zgjedhje parlamentare “Partia Popullore” dhe “Partia Përparimtare”, e Shqipërisë me programet e tyre, me ç’rast filloi aktivtetet e politikës parlamentare, në Shqipëri.

Ndërsa, në Kosovë, në periudhën kohore nga viti 1918 deri 1928, në kuadër të Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene, aktivitetin politik e patën partinë politike, si “Partia Radikale” dhe “Partia Përparimtare”, përveç këtyre dy (2) partive politike, ndikim të madh pati edhe partia e “Xhemijetit”, e formua si partia politiek e myslimanëve të jugut, që përfshinte Kosovën, Maqedoninë dhe Sanxhakun.

Partia e “Xhemijtetit” ishte partia e parë borgjeze, e themelua në qytetin e Shkupit, me datë 18 dhjetor të vitit 1918, me degët e saj në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak. Partia e “Xhemijetit”, synonte mbrotjjen e avancimin e të drejtave nacionale shqiptare, e cila iu kundërvihej represionin sërb në krye me Pashiçin, i cili në prag të përgatiitjeve të zgjedhjeve, ku pjesëmarrës ishin eddhe përfaqësues të “Xhemijtetit”. Pashiçi deklaroi se do t’i realizonte kërkesat me hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe deklaroi se nuk kalon. Përpar ia jap kufirin në Merdarë, se sa shkollën në gjuhën shqipe. Për Sanxhakun dhe Pazarin e Ri, organizator i Kuvendit Themelues të “Xhemijetit”, në degën e Novi Pazarit, i cili u mbajtë me datë 4 prill të vitit 1920 ishin Aqif Blyta dhe Ismet Azizi, me ç’rast u miratua rezolutë e veçantë. Për nderisa bartës i kësaj partie me rastin e themelimit ishte Nexhip Draga dhe në zgjedhjet e vitit 1920, kjo parti fitoi gjtihsej tetë (8) mandate. 

Pas zgjedhjeve parlamentare, nëntor të vitit 1931, të cilët sollëm në pushtet bllokun monarkist dhe bazhduan me diktaturën në farsin e parlamentarizimit në vitin 1935, ku radikalët e dikurshëm e humbën hapësirën dhe ruajtjen ndikimin e ndikimit të qarqeve të caktuara hegjemoniste sërbe, ngase ata më tutje propagadonin lidhur me politikën shqiptare për në Turqi. Duhet theksuar se kjo legjislaturë, vlerësohet si legjislatura, e cila sjelli ndryshimin e kursit politikë jugosllave nga ajo tradiconale, që ishte kthyer nga e Franca dhe Boshti kah Gjermania dhe Italia.  

Në pranverën e vitit 1924, Qeveria Jugosllave ngriti përsëri problemin e marrëdhënie shqiptaro – jugosllave. Të dhënat nga Legata shqiptare në Beograd, i vlerësonin ndërmjet dy (2) vendet në muajin prill dhe maj ishin mjaft të ftohta. Kësaj i kontribuoi edhe protestat e Qeverisë shqiptarë kundër masakrave të reja në Kosovë, posaçërisë në rrethin e Vushtrisë dhe paraqitja e ankesës në Lidhjen e Kombeve dhe pranë Qeverive të Fuqive të Mëdha Evropiane, në vitin 1924, Shqipëri solli në krye të shtetit Qeverinë Demokratike.

Qeveria e re Demokratike, të Tiranës nga politika e brendshme, e kundërshtuar nga rrymat politike antidemokratike nga shtetet fqinje që nuk e kishin mirëpritur fitorën e komunistëve në Rusi, pasi që e kishin të vështirë mbijetesën, duke marrë paraysh edhe përgatitje e Ahmet Zogut, i cili ishte strehuar në Beogradi dhe bëri marrëveshjen e tij me Serbinë, ku sipas z. Ushtelenca një dokument i tillë nuk gjendet në arkivat, mirëpo vetë fakti i strehimit të Zogut dhe mbështetja e tij edhe me forcat ushtarake për ta ndihmuar kthimin në Shqipëri. Zhvillimet ishin të shpejta me 17 maj ishte vrarë deputeti i prefekturës së Kosovës, Avni Rrustemi, Asambleja Kushtetuese të Shqipërisë, në vitin 1924, kërkohet përmes Lidhjes së Kombeve të kërkohej nga Jugosllavai dhe Greqia, si formë reciprociteti, respektimit të angazhimeve ndërkombëtare, jo vetëm për të drejtat politike, mirëpo edhe civile të shqiptarëve, që jetonin në Kosovë dhe Çamëri.

Skena politike në Evropën, po ndryshonte dy (2) viteve para vrasjes së Aleksandrit u vu re nga ngjarjet e krijuara, ku rivaliteti kryesor i jashtëm i Musolinit, tani nuk ishte Francë, mirëpo Gjermania naziste pak kohë pasi Hitleri u ngrit në pushtet, në janar të vitit 1933, ministri i jashtëm i Gjermanisë hartoi një plan për zgjerimin e ndikimit gjerman në Evropën Juglindore.

Aspiratat për tokat shqiptare dhe fushatat e dhunës mbi shqiptarët brenda Mbretërisë së Alekandrit, dhuna sistematike dhe mënjanimit i strehimit për ndihmën për lëvizjet “irredententiste”, të Kosovë dhe nga ana e Shqipërisë ishin synimet programore për veprimet të Mbretërisë SKS-së. Ndërsa, Ahmet Zogu pati përvojat e para në Qeverinë e Parë pas luftës në Shqipëri, si ministër i punëve të brendshme, i shkolluar në Vjenë, të Austrisë pati njohuritë perëndimore të udhëheqjes me punë shtetërore për dallim nga Qeveria e Nolit, ku shtresat e gjëra ofronte zgjidhje të favorshme.    

Thelbin e ndryshimit midis këtyre dy (2) rrymave politike kryesore, në Shqipëri, në mes dy (2) Luftërave Botërore dhe për rrjedhojë edhe midis dy (2) formave të qeverisjes së vendit e përcaktoi mjaft qartë Hugh Grand, ish – ambassador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë gjatë periudhës kohore 1935 deri 1939.

Kundërshtarët e Qeverisë së Nolit, në dhënien e Shën Naumit dhe Vermoshit, Jugosllavisë me ndihmën e të cilëve ishte ardhur në pushtet, megjithatë për shmangie nga e mospërputhjeve të shumta që Shqipërinë e bënin të varur nga Beogradi, në këtë rast, mbreti Zogu lidhet me Italinë. Lidhjet sërbe, do të avancohen me Francën dhe gradualisht hapeshin kanale bashkëpunimin të Mbretërisë Sërbe me Gjermaninë e Hitlerit me Francën tashmë ekzistonte aleanca e përbashkët qysh nga Lufta e Parë Botërore. 

Mbretëria zogiste në Shqipëri u kufizua në mbijetësen e saj ekonomike dhe ruatjen e integritetit të vendit. Problemet e trashëguara të luftërave, pa një trashëgimisë të institucioneve akademike, universitare, diplomatike dhe ekonomike, të zhvilluara mbijetoi në saje të manovrimit dhe bashkëpunimit të thella ekonomike me shtetet rivale të mbretërisë jugosllave, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italinë, Austrinë, Bullgarinë e shtetet e tjera. Me dhënien të koncesioneve, kompanive të mëdha italiane, amerikane, franceze e britanike, Mbreti Zog, i dhanë mundësinë e anashkalimit të kujdesshëm të Beogradit dhe ftohjen e marrëdhënieve me shtetin e Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene, duke u kthyer kështu që mbështetje të programit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës.  

Në aspektin ndërkombëtar, as në Konferencën e Paqes, në Paris, në Versajë dhe Gjenevë, në përfundimin e Luftës së Parë Botërore, çështja e Kosovës nuk u hap përkundër përpjekjeve në rrafshin politik dhe atë rezistencës brenda territoreve të pushtuara nga Serbia. Ky koncept i politikës sërbe të shekullit XX-të, mbështetej edhe nga SANU, e pëfaqësuar nga Dobrica Qosiq, ku edhe në mënyrë praktike Millosheviçit, e filluan luftën e “pashpallur” kundër popullit të Kosovës dhe pastrimit të saj nga shqiptarëve mbi bazën e këtyre projekteve. Ashtu, siç veproi në fillim të shekullit XX-të, dinastisë sërbe të Karl Petrit, Pashiçit, Stojadinoviçit me rastin e ankesimit të tokave shqiptare me agresione repressive ushtarako – policore dhe rrugë propagandistike dhe diplomatike.

Sundimi sërb në Kosovë gjatë tërë periudhës ndërmjet Dy Luftërave Botërore është karakterizuar me represionin, ndalim të përdorimit të gjuhës shqipe “reforma agrare”, ku në fakt nuk kishte reforma agrare, mirëpo kishte kolonizimi të planifikuar me serbë dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve. Qëllimi ishte që të thyhej strukturat tradicionale shoqërore shqiptare dhe ndryshohej pasqyra demografike të Kosovës.

Kriza ndërkombëtare e Kosovës, erdhi me okupimin serb, e legalizuar në Konferencën e Ambasadorëve, e aprovuar edhe nga Konferenca e Paris, në Versajës, pas Luftës së Parë Botërore. Njohja e ekzistimit të problemeve të mbylluara, në mënyrë të padrejtë në dijeni edhe Fuqitë e Mëdha, mirëpo shpresonin se Liga Kombeve, do të vepronte në mënyrë arbitere, në zgjidhjen e problemeve, kështu deklaroi presidenti Vilson, ku vetë Pashiçi, si pjesëmarrës i Konferencës i frikësohej mundësisë, që Vilsoni mund ta hapte çështjen e Kosvës dhe Maqedonisë.

Dokumenti bazë për shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e vendbanimeve të tyre. Kush ishte Vaso Çubrilloviçi? Vasa Çubrilloviçi u lind në Bosnje dhe Hervcegovinë në vitin 1897, studio historinë dhe u rekrutua së bashku me shokun e tij Cvjetko Popoviçin nga Danilo Iliçi, i cili ndihmnoni pët vrasjen e Dukës së Austrisë, Franz Ferdinandin dhe Sofia Dukesha Hohenberg, u vranë nga Gavrilo Principi, ku vrasja e dukës u bë pretekst i fillimit të Luftës së Parë Botërore.      

Vasa Çubrilloviçit u dënua me gjashtëmbëdhjetë (16) vite heqje lirie, mirëpo për shkak se mosha e tij ishte nën moshën (20) vjeçare, ku sipas ligjeve të Austro – Hungarisë, dënimi me vdekje nuk e përfshnin edhe pse ishte kërkuar nga qarqet shtetërore. Ndërkohë, u lirua nga burgu kur aleatët e fituan Luftën e Parë Botërore ndaj koalicionit të forcave qeveritare të Evropës Qendrore.

Në kapitullin e katërt, shtjellohet në mënyrë të detajuar çështja e doktrinës sërbe, e cila sipas Planit të Çubrilloviçit të vitit 1937, synohej realizimi në dy (2) drejtime:  Shpërnguljen me forcë të shqiptarëve dhe Sjelljen në Kosovë, të kolonëve sërbë nga zonat e Bosnjës dhe Kroacisë. Qëllimi nacional sërb i kolonozimit ishte vendosja në Kosovë dhe u zhvillua në tri (3) faza dhe arritja e kulminacionit të tij, në vitn 1938, kur rrethet kufitar me Shqipërinë, si rrethi i Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, këto fshatra shqiptare, u merrej tokat e punueshme, mandej edhe pyjet, sipas parimit prej zero presje dyzet (0.40) hektarë për anëtarë të familjes.

Synimi i nacionalizimit të kolonizimit të Kosovës ishte shpartallimi i kompaktësisë së popullsisë shqiptare përmes krijimit të kolonive buzë kufirit me Shqipërisë. Dokrina filozofike sërbe, në Kosovë, e cila në këtë periudhë është identifikuar me zbërthimin mjaft të detajuar të Elaboratit të Vaso Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve dhe kolonizimit të saj nga Serbia, në rajonet shqiptare të Toplicës, të cilat brenda një kohe të shkurtër ishin kolonizuar me sërbë.

Kolonizimi serbo – malazez paraprinte reformat agrare, e cila filloi të zbatohet në bazë të dispozitave të rezistencës së Lëvizjes Kaçake të Kosovës, pas dymbëdhjetë (12) viteve me 5 dhjetor të vitit 1935, respektivisht u aprovua ligji. Pas përpjekjeve intensive të bëra gjatë viteve 1935 deri 1937, me date 11 korrik të vitit 1938, u miratua Konventa Turko – Jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve, në Turqi. Akademiku Vaso Çubrilloviçi, u caktua ta hartonte elaboratin për largimin e shqiptarëve të Jugosllavia dhe sipas Noel Malcolm, thuhet se numri ishte ndërmjet nëntëdhjetë (90) mijë deri njëqindepesëdhjetë (150) mijë.  

Gjatë kapitullit të fundit flitet për programin mbi Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës dhe arritjen e marrëveshjes në mes Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë, e njohur si Konvent Turko – Jugosllave të vitit 1938 lidhur me Dëbimin e Shqiptarëve, në Turqi.  Gjithashtu, në kapitullin e kartërt, flitet në mënyrë të detajuar për dokumentin e Vaso Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e vendbanimeve të tyre, si dhe është sjellur dokumenti i Edith Durham, në mënyrë autentike (origjinale), në gjuhën angleze, si është tradhtuar Isa Boletini nga serbët./ KultPlus.com

Të ngjajshme