25 Shtator, 2023 - 10:00 am
Koto Hoxhi (Kostandin Hoxhi, 1824-1895) ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit e i kulturës shqiptare, Mësues i Popullit.
Lindi në Qestorat të Lunxhërisë (Gjirokastër), ku më pas punoi si mësues i shkollës së mesme në gjuhën greke, duke dhënë fshehurazi shqipen.
Më 1879 mori pjesë në komisionin e posaçëm të Komitetit të Stambollit, që u formua për shqyrtimin e çështjes së alfabetit, ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frashëri, si dhe në botimin e “Alfabetares” së Stambollit.
Koto Hoxhi njihet gjithashtu si një nga themeluesit e teatrit shqiptar. Për veprimtarinë e tij patriotike u burgos dhe u përndoq nga qeveria osmane dhe kisha fanariote. / KultPlus.com