1 Prill, 2020 - 11:00 am
Milan Kundera lindur më 1prill të vitit 1929 në qytetin Brno, është shkrimtari më i njohur i Çekisë dhe një nga shkrimtarët më të mirë të kohës. Me origjinë çeke, ai jeton që prej vitit 1975 në Francë dhe në vitin 1981 u bë një francez i naturalizuar. Ai e konsideron veten francez dhe këmbëngul që puna e tij të njihet e të studiohet si literaturë franceze.
Njihet si autor i shumë veprave, përmendim: Shakaja, Identiteti, Lehtësia e padurueshme e qenies. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989.
Kundera jeton në Francë prej vitit 1975 dhe ka fituar nënshtetësinë Franceze më 1981. Lindi në një familje të klasës së mesme shumë të kulturuar. Babai i mësoi Kunderës të luante në piano që në moshë të re. Me vonë Kundera studioi muzikë për njëfarë periudhe. Influenca e muzikës, ashtu si referenca të shpeshta mbi të, mund te gjenden në shumë vepra të Kunderës.
Kundera e përfundoi shkollën e mesme në Brno më 1948. Më pas ai vazhdoi studimet e larta për letërsi dhe estetikë pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin Charles. Pas dy vitesh studime u transferua në Fakultetin e Filmit të Akademisë së Arteve të Bukura ne Pragë, ku u përqëndrua në regjizurë dhe skenografi. Më 1950 Kundera u detyrua t’i ndërpriste studimet për arsye politike. Pas diplomimit më 1952 u caktua si profesor i letërsisë botërore pranë Akademisë së Filmit. Kundera i përkiste brezit të të rinjve çekë që nuk e kishin provuar Republikën Demokratike Çekosllovake të paraluftës.
Rritja e këtij brezi u karakterizua prej eksperiencës së fituar nga Lufta e Dyte Botërore dhe pushtimi gjerman. Përvoja e totalitarizmit gjerman krijoi një imazh bardh e zi të botës tek ky brez (komunizëm dhe fashizëm) dhe, për rrjedhoje, shtyu një pjesë të madhe të tyre të aktivizoheshin pranë rretheve Marksiste dhe te antarësoheshin në Partinë Komuniste. Milan Kundera u antarësua në Partinë Komuniste Çekosllovake, e cila ishte në pushtet në vitin 1948, kur ishte ende një adoleshent. Kundera u përjashtua nga partia për “aktivitete kundër partisë”. Trefulka e përshkruan incidentin në novelën e tij Pršelo jim štěstí (Lumturia ra mbi ta) ndërsa Kundera u frymezua nga kjo ngjarje për të shkruar novelën e tij të parë Žert (Shakaja, 1967). Milan Kundera u ripranua në Partinë Komuniste më 1956.
Më 1970 ai u përjashtua nga partia për herë të dytë. Kjo e ndau nga kultura dhe jeta çeke, ndaloi përkthimin e librave të tij të shkruar në frëngjisht në çekisht (publikimi ose ripublikimi i librave të tij të vjetër në Republikën Çeke u lejua vetëm pas 1989).
Më poshtë disa thënie të njohura të Kunderës për dashurinë:
“Dy njerëz të dashuruar, vetëm, të izoluar nga bota. Kjo është e bukura.”
“Dashuria është përgjërimi për gjysëm e vetes sonë që e kemi humbur.”
“Oh të dashuruar! Keni kujdes nga ato ditët e para të rrezikshme. Nëse njëherë e sjellni mëngjesin në shtrat, këtë pastaj duhet ta bëni përgjithmonë, përveç nëse doni të jeni të akuzuar për mungesë dashurie dhe tradhëti.”
“Përse ti kurrë nuk e përdor forcën mbi mua? – i tha ajo.
Sepse dashuria nënkupton heqje dorë nga forca. – u përgjigjë ai”. /KultPlus.com