31 Janar, 2023 - 5:15 pm
“Në vend të gjërave që i bëj mirë, është më e lehtë të bëj listën e gjërave të cilat nuk mund ti bëj. Nuk mund të gatuaj ose ta pastroj shtëpinë. Dhoma ishte është rrëmujë, dhe vazhdimisht më humbasin gjërat. Më pëlqen muzika, por nuk di të këndoj. Jam i ngathët. Nuk di as të orientohem, shumicën e kohës nuk e dalloj të djathtën nga e majta. Kur nervozohem, i thyej gjërat, jam i tillë. Pjatat, lapsat, orët që bëjnë alarm. Më vonë i bie pishman, por është shumë vonë për pendesë. Nuk kam para në bankë. Jam i turpshëm pa nevojë, dhe nuk kam shumë njerëz me të cilët mund të flas”
Haruki Murakami – E dashura ime Sputnik
Haruki Murakami mbetet autori më i mirë që sot ka Japonia. Një prej pretendentëve për Nobel, nuk është më fakt që Murakami ka marrë zemrat e lexuesve në mbarë botën. Para pak javësh doli në shitje romani i tij i ri – Killing Comendatore.
Haruki Murakami ka lindur në Kioto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios. Veprat e tij janë përkthyer në mbi 35 gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj, si dhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë. Haruki Murakami është autor i shumë romaneve dhe është cilësuar nga kritika botërore si një ndër përfaqësuesit më të sofistikuar të realizmit magjik. / KultPlus.com