Kur Podrimja i shkruante Agollit

21 Gusht, 2019 - 11:00 pm

E bija e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, ka postuar letrën që shkrimtari i njohur Ali Podrimja i niste të atit, me një shqetësim shumë të madh.


Postimi
“E, unë ku të prehem?” – një shpirt i shqetësuar poeti atdhedashës, sa herë duhet ta ketë përsëritur këtë pyetje. E kur Kombi është në duart e bajraktarëve, pyetja është e thekshme, e dhimbshme.
Me kë mund të ndante këtë shqetësim i madhi Ali Podrimja, përveçse me të ngjashmin dhe “vëllain” e tij poet dhe atdhetar, Dritëroin.

LETRA E PODRIMJES:
– I dashur Dritëro, Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën sërbët, në jug maqedonët, në Perêndim malazezët…
Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës, po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë …
E, unë ku të prehem ? Shqipëria, mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit . Nuk di ç’të bëj ?…
Të qafon yt vëlla,
Ali Podrimja
26 shkurt 2003 , Ulpianë

/konica.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme