28 Gusht, 2021 - 12:55 pm
(marrë nga profili i Elona Agolli)
Letër e poetit dhe mikut Ali Podrimja , dërguar 26 shkurt 2003 …
I dashur Dritëro,
Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën serbët ; në jug maqedonët, në Perëndim malazezët …Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës , po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë …
E, unë ku të prehem ?
Shqipëria , mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e Kombit. Nuk di ç’të bëj? …
Të qafon yt vëlla,
Ali Podrimja
26 shkurt 2003
Ulpianë/ KultPlus.com