“Kurrë mos e fyeni ju një grua që bie”

24 Nëntor, 2020 - 6:25 pm

Viktor Hygo

Oh! kurrë mos e fyeni ju një grua që bie!

Kush e di sa ka hequr, sa ka vuajtur urie!

Sa net si ferr ka gdhirë në ankth e drithërimë!   

 Virtytin kur ua tund mjerimi me tërbim,

Kush nga ne s’ka parë të tillë gra të mjera

Si rreken që të mbahen, me ngulm, me duar të ndera!

Sikundër buzë degës shohim varur tek ndrin

Një pikë shiu si lot, kur dielli vetëtin,

Q’e tundin tok me pemën e që dridhet, po mbahet,

Perlë, pa rënë akoma, dhe baltë, pasi ndahet!

Fajin e kemi ne. Ti kamës! Ari yt!

Po uji i pastër gjindet dhe aty në llum të ndytë.

Dhe që kjo pikë loti nga pluhuri të dalë,

Të bëhet prapë perlë me atë shkëlqim’n e parë,

Mjafton,-sepse vetëm kështu çdo gjë që ditën ngrihet në fund te saj bie,-

Një rreze dielli a një rreze dashurie!

Marrë nga Peso Pem’za/ KultPlus.com

Të ngjajshme