31 Janar, 2019 - 4:00 pm
Disa thënie që do ju kujtojnë, të besoni pak më shumë tek vetja.
Kurajo nuk do të thotë që ju nuk keni frikë. Do të thotë që nuk e lini frikën t’ju ndalë. – Bethany Hamilton
Thjesht besoji zërit tënd. Dhe vazhdo të eksplorosh gjërat që janë interesante për ty. – Nikki Giovanni
Nuk je kurrë shumë i moshuar për të vendosur një objektiv të ri, apo ëndërruar një ëndërr të re. – C.S.Lewis
Le t’u jemi mirënjohës njerëzve që na bëjnë të lumtur. Ata janë kopshtarët e mrekullueshëm që i bëjnë shpirtërat tanë të lulëzojnë. – Marcel Proust
Rrugën tënde do ta njohësh sapo të hysh në të, sepse do të kesh të gjithë energjinë dhe imagjinatën që do të të nevojitet. – Sara Teasdale
Përqafo atë që të bën unike, edhe nëse i bën të tjerët të mos ndihen rehat. Nuk ka pse të jeni perfektë. Gjatë udhëtimit tim mësova se perfeksioni është armiku i madhështisë. – Janelle Monae
Ji vetvetja. Gjithë të tjerët janë të zënë tashmë. – Oscar Wilde
Guxo ta duash veten, sikur të ishe një ylber me flori në të dy skajet. – Aberjhani
Ec me mençuri dhe ngadalë. Ata që nxitojnë, pengohen dhe rrëzohen. – William Shakespeare
Nuk po pranoj më gjërat që nuk mundem t’i ndryshoj. Po ndryshoj gjërat që nuk mundem t’i pranoj. – Angela Y. Davis
Dhuntia më e madhe është të mos kesh frikë të bësh pyetje. – Ruby Dee
Kurrrë mos u kufizoni prej imagjinatave të kufizuara të të tjerëve. Dr. Mae Jemison
Nuk duhet të kesh kurrë frikë nga ajo që po bën, nëse është e duhura. – Rosa Parks
Fol atë që ke në mendje, edhe nëse zëri të dridhet. – Maggie Kuhn./ KultPlus.com